E Diel, 1 Nëntor 2026

Elmiljano Shullazi shpallet i pafajshëm

Gjykata e shpalli të pafajshëm për armëmbajtje pa leje. Sipas Prokurorisë, arma e gjetur në makinë i përkiste 33-vjeçarit, por gjyqtari Martin Deda, tha se arma ishte e shokut të tij.

Ndërkohë, gjykata ka dënuar me 1 vit burg mikun e Shullazit, shtetasin Gilmando Dani, i cili u arrestua së bashku me të në nëntor të vitit të shkuar. Prokuroria kërkoi dënim për Danin për moskallëzim krimi, por gjykata e dënoi atë për posedim pa leje të armëve.

Shullazi ishte problematik edhe gjatë zgjedhjeve të 8 majit në Farkë, në rrethinat e kryeqytetit. Ai u lirua në atë kohë nga Gjykata e Apelit. Me arrestimin e sërishëm nga policia, organi i hetimit kërkoi 4 vite burg. Prokuroria pritet ta apelojë vendimin. /S.Ll/Start/

                                                                                             2012-05-11 17:34
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›