E Diel, 1 Nëntor 2026

Venizelos bllokohet, shfaqet hija e zgjedhjeve të parakohshme

Shanset për të arritur një marrëveshje janë tepër të vogla, tha një zyrtar i lartë qeveritar për “BBC”-në.
Lideri i Pasokut ka mbajtur sot një seri takimesh me liderët e partive parlamentare por nuk ka arritur asnjë kompromis.

Kriza e borxheve ka rritur rrezikun që vendi të largohet nga Eurozona.

Zyrtarët gjermanë vazhdojnë të mbajnë nën presion zyrtarët grekë duke paralajmëruar se vendi duhet t’u përmbahet zotimeve dhe të ripaguajë borxhet. Ata paralajmërojnë se Eurozona mund t’ia dalë edhe pa Greqinë dhe se kjo e fundit është ajo që mund ta ketë pisk punën nëse largohet.

Venizelos është lideri i tretë pas Samarsit dhe Cyprasit që po përpiqet të krijojë një koalicion qeveritar, por mesa duket dështimin e ka në prag./Start/F. P/

                                                                                             2012-05-11 18:04
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›