E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chavez lë Kubën, përfundon me sukses terapinë ndaj kancerit

Venezuelë- Presidenti venezuelan Hugo Chavez është rikthyer nga Kuba duke thënë se ai ka përfunduar me sukses një terapi kundër kancerit.

Siç raportojnë agjencitë ndërkomëbarë të lajmeve zoti Chavez përqafoi ministrat në pistën e Karakas dhe hynë më këngë para kamerave televizive.

‘Në ditët e fundit kemi përfunduar me sukses ciklin e rrezatimit, siç edhe ishte planifikuar nga ekipi mjekësor’- tha Chavez.

Chavez është në pushtet që prej vitit 1999 dhe ka insistuar se do të rikandidojë për president në zgjedhjet e Tetorit.

‘Kam ardhur me optimizëm të madh se trajtimi do të ketë efekt dhe ne shpresojmë për këtë gjë, gjithmonë i kam kërkuar Perëndisë të më ndihmojë dhe të na japë mrekullinë e jetës që të vazhdojmë të shërbejmë’- tha ai.

Pas 11 ditësh qëndrimi në Kubë zyrtarët kanë thënë se profili i ulët i Chavez në javet e fundit ka qënë për shkak të efekteve të terapisë. 57-vjeçari Chavez mesohet se do të vazhdojë të ndjekë me rigorozitet mjekimet gjatë ditëve në vazhdim.

Në Shkurt zëvendës presidenti, Elais Jaua tha se kishin hequr me sukses një lesion në zonën e legenit të Chavez. Po ashtu Chavez iu nënshtruar një operacioni ku hoqi një tumor kancerogjen nga e njëta zonë vitin e kaluar.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›