E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Elon Musk heq dorë nga blerja e Twitter

Një marrëveshje që bëri bujë të madhe në media duket se i erdhi fundi pa u finalizuar. Miliarderi Elon Musk duket se ka hequr dorë nga oferta për të blerë prej 44 miliardë dollarësh kompaninë e medias sociale Twitter.

Musk ka njoftuar bordin e Twitter ku kërkon të heq dorë nga blerja ku sipas tij ka shkelje të shumta të marrëveshjes. Musk tha se ishte tërhequr sepse Twitter nuk arriti të jepte informacion të mjaftueshëm për numrin e llogarive të padëshiruara dhe false.

 “Twitter-i ka dështuar ose ka refuzuar ta japë këtë informacion. Ndonjëherë Twitter-i i ka injoruar kërkesat e zotit Musk, ndonjëherë i ka refuzuar ato për arsye që duken të pajustifikuara dhe ndonjëherë ka pretenduar se është pajtuar me to, duke i dhënë zotit Musk informacion të paplotë ose që nuk hyn në punë fare”, thuhet në letër.

Sipas marrëveshjes nëse Musk tërhiqej, atëherë kompania Twitter do të merrte 1 miliardë dollarë dëmshpërblim, që Musk ishte i gatshëm t’i paguante. Por duket se kompania Twitter ka vendosur të ndjekë rrugën ligjore.

“Bordi i Twitter-it është i përkushtuar të mbyllë transaksionin për çmimin dhe kushtet për të cilat është rënë dakord me zotin Musk,” shkroi kryetari i Twitter Bret Taylor në një postim në Twitter.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›