E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

FOTOLAJM/ Kurban Bajrami bën bashkë Kryemadhin dhe Yuri Kim

Besimtarët mysliman festoje sot Kurban Bajramin ku urimet dhe vizitat për këtë festë në selinë Komunitetit Mysliman Shqiptar nuk kanë munguar as nga politikanët.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim kanë vizituar kreun e KMSH në të njëjtën kohë, për të përcjellë mesazhet e tyre.

Znj.Kim dhe Znj.Kryemadhi kanë uruar kreun e KMSH-së, Bujar Spahiu dhe besimtarët për këtë festë për të gjetur më shumë paqe mes tyre.

Teksa Kryemadhi vlerësoi tolerancën fetare si vlerën më të madhe të popullit shqiptar, Kim tha se kjo është një mundësi për të reflektuar mbi angazhimin e përbashkët për ndërtimin e komuniteteve paqësore dhe të begata.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›