Berisha: Aplikimi i Kosovës për në BE, akt historik

Sali Berisha ka reaguar, lidhur me aplikimin e Kosovës për t’u bërë pjesë e BE-së. Nëpërmjet një postimi në Twitter, Berisha shkruan se aplikimi është një akt historic, pasi autoritetet e Kosovës dëshmojnë përkushtimin për të ardhmen evropiane për qytetarët.
“Një zhvillim i veçantë. Kosova aplikoi për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Me këtë akt historik, Republika e Kosovës dhe autoritetet e saj dëshmojnë përkushtimin për të ardhmen europiane si e ardhmja më e ndritur për qytetarët e saj. Urime!”, shkruan Berisha.
/rtsh.al/