Zgjedhjet Kolegji pritet te zbardhe sot vendimin per Tiranen
Kolegji Zgjedhor pritet te zbardhe sot vendimin e 3 qershorit per pushimin e ceshtjes qe kishte si objekt kerkesen ankimore te Partise Socialiste e cila kundershtonte KQZ-ne per vleresimin e fletevotimeve te kontestuara per kryetarin e Bashkise se Tiranes.
Vendimi i Kolegjit u dha te premten ne 3 qershor duke lene ne fuqi rezultatin e dale nga KQZ per Tiranen ku u shpall fitues me 81 vota kandidati i Aleances per Qytetarin Lulzim Basha.
Ky vendim pritet te zbardhet ne reference te nenit 158/6 ne Kodin Zgjedhor qe sanksionon se Kolegji Zgjedhor eshte i detyruar ta zbardhe vendimin jo me vone se tre dite nga dhenia e tij qe nenkupton diten e sotme.