Vazhdon lidhjen me Fatonin
serioze të dashurisë me Faton Shoshin (djalin e një biznesmeni kosovar), lidhje kjo që ka filluar nga bankat e shkollës së mesme dhe që zgjat sot e kësaj dite, duke u bërë kështu 7 vite së bashku.
Jetën e saj private dëshiron ta mbajë të fshehur nga publiku, ndërsa atij i servir vetëm këngë e videoklipe. Përkundër faktit se fansat e saj kërkojnë diçka më shumë nga ajo, përfshirë këtu edhe gjëra të reja nga jeta private, këngëtarja ngurron të flasë për këtë gjë nëpër media. Është prononcuar për median një herë para disa viteve dhe ai prononcim i keqinterpretuar, e bëri Zanfinën të distancohet tej mase në këtë drejtim.
Shumë pak shijon jetën e natës dhe ato pak çaste që del, shoqërohet nga e motra (Ema), derisa Fatoni, djali me të cilin është e lidhur, i ka dhënë liri maksimale Zanfinës, saqë nuk e shoqëron as nëpër evente e koncerte, siç bëjnë të dashurit e disa këngëtareve të tjera, pasi këtë detyrë e ka e ëma (Mona).
Fatoni është djali i biznesmenit kosovar Rexhë Shoshi, pronar i një numri të madh të pasurive të patundshme në Kosovë. Nëpërmjet një deklarate të përbashkët, çifti ka bërë të ditur se lidhja e tyre ekziston që nga koha kur kanë qenë në vitin e tretë të shkollës së mesme.
Ata kanë qenë në një klasë, madje dhe në një bankë. Ata u vendosën në qendër të vëmendjes edhe në sfilatën e fundit të modës që është mbajtur në Prishtinë “Black &White”. Faton Shoshi ka mbaruar studimet në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës dhe është fans i makinave e i sporteve ekstreme.
Ka gjashtë makina në shtëpi, të gjitha prodhime të reja, të cilat ia ka blerë e ëma. Po ashtu, ai udhëton shpesh, sidomos në Greqi, ndërsa e dashura e tij, këngëtarja e njohur Zanfina Ismaili, ka përfunduar studimet në Juridik. Çifti nuk ka bërë të ditur se kur ka ndërmend të martohet, por ka bërë të ditur se lidhja e tyre është serioze. (Panorama)
Përgatitet për hite
Nga ana tjetër Zanfina ka paralajmëruar edhe disa hite në një televizion kosovarë gjatë një interviste. Ajo përpos projekteve muzikore ka folur edhe për marrëdhëniet e saj me nënën, Monen, që është menaxhere e saj, por edhe për marrëdhëniet me motrat. Ndërkaq për sa i përket lidhjes së saj me Fatonin, që realisht ekziston që disa vite, Zanfinës nuk ja ka ënda të përgjigjet shumë dhe thotë se nuk flet për media për jetën e saj private.