E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elozh levizjes se lire

Kur kemi hyre ne fundin e tremestrit te pare te levizjes se lire ne Schengen ne regjistrat e kthimeve mungojne me shume se gjysma e te nisurve. Kjo nuk tregon dhe aq se shqiptaret kane perfituar nga heqja e vizave per tia mbathur por tregon se 90 dite nuk mjaftojne. Nuk mjaftojne per te bere dicka me te hajrit sesa thjesht vizita familjare apo turizem. Nuk mjaftojne per te plotesuar nje cikel jetesor.


Kjo e dhene na sinjalizon disa te tjera pikesepari shqiptaret qe mund te udhetojne per qejf ose me deshiren rinore per te pare bote me sy nuk kane ose nuk duan ti prekin kursimet e tyre te pakten nuk kane ndonje ngut ne lidhje me kete. Kjo edhe per faktin se fluturimet pavaresisht uljes se cmimeve qe kane nisur vitet e fundit disa kompani nuk jane akoma ne fashen low-cost. Perpos kesaj ata qe udhetojne kane deshire te fitojne hapesire dhe jo te gjinden me ngushte nga sa jane nisur.


Kete here duket se ata qe kane levizur jane ata qe ne njefare menyre ishin ne pritje te kesaj dite por kjo nisje eshte shoqeruar edhe me kthimin e atyre qe rrinin jashte duke mos e pasur nje shans te tille. Dhe ky shans erdhi. Por erdhi kaq vone sa nuk prodhoi ato energji te reja ate dinamizem qe perndryshe do pritej.


Kjo ikje nuk mund te quhet eksod per arsye se eshte thjesht pjese e mobilitetit normal europian. Ky kontingjent ikesish nuk e varferon atdheun. ka do te thote ata qe gjejne nje atdhe tjeter nuk mbesin apolide e ata qe nuk gjejne dot atdhe te dyte kane ku te kthehen. Ky kontingjent nuk eshte me nje kontingjent ikesish por udhetuesish.


Heqja e vizave vjen ne nje moment kur ne shqiptaret popull rinor e energjik por qe kemi trasheguar nje varferi te rende nga e shkuara nuk mund ta shijojme plotesisht te pakten jo po ta marrim ne menyre spontane pa reflektuar.


Kostoja e jeteses ne qendrat europiane ka mberritur rekorde historike. Qytetet si Parisi Zyrihu Amsterdami Strasburgu Milano kane mberritur ne caqe te paperballueshme. Por a duhet te na stepe kjo Fakti qe Parisi nuk mund te prese me shpirtra boheme me humanizmin e tyre on the road por eshte bere nje qytet i politikave te djathta i snobeve te feminizuar i intelektualeve te tredhur ku nuk vershojne me brezat e artisteve te rinj me vitalitet nuk kompensohet mjaftueshem me fenomenin Berlin.


Ne fund te fundit ne bashvendin gjerman eksperimenti po behet me projektim nga lart nga pushteti dhe artistet po shkojne aty per turizem artistik. Europa fle mbi nje revolucion te deshtuar. 68 ka lene pas kulturen e konsumit.


Me nje refleksion te thjeshte mund te kuptojme se ne kohen e levizjes se lire shqiptaret e thjeshte kane pikesepari shansin te zbulojne Europen suburbane provincat e lira dhe te ngeshme te mare nostrumit ishujt e Greqise e Italise se jugut dhe fshatrat e veriut te Mesdheut duke rigjetur keshtu frymemarrjen e tyre mesdhetare. Ky integrim mesdhetar ne radhe te pare do i ndihte valorizimit te pasurive tona natyrore ne vete perceptimin tone. Pa kerkuar akoma ultra-urbanizimin e hapesirave tona jetesore mund te shijojme nje model bio te bashkejeteses sone me mjedisin ku evoluojme.


Nga ana tjeter nese ka shqiptare qe duhet te udhetojne drejt destinacioneve me ambicioze keta jane shqiptaret qe kerkojne kulture. Jo thjesht qe te shijojne dhe te marrin pjese neper veprimtarite e pafundme kulturore me te cilat Europa mundohet te rrije zgjuar ne pleqerine e saj urtake. Por ata qe fjala vjen e ndjejne Pragen per arsye te Kafkes Rilkes Kunderes e Dublinin - qe do jete i hyshem pas nje viti - per Swiftin Joyce-in dhe aradhen e poeteve e shkrimtareve te medhenj qe dha. Keto takime do mundesojne nje proces plotesimi do jete njesoj sikur pasiqe ke degjuar nje muzike shume here me radhe te arrish me ne fund me ia vendose fjalet.


Kontakti i drejperdrejte me realitetin perendimor i hap rruge ne radhe te pare distancimit me folklorin lokal emancipimit nga mendesia e vetemjaftueshmerise. Maturimi i nje komunikimi mbi-kombetar zgjerimi i pakthyeshem i tregut te punes lidhjet dhe kurorezimi i tyre ne martesa mikse do krijojne nje hibridizem cka do jete fytyra me te cilen do te na buzeqeshe e ardhmja me risite e saj me gjenet e reja qe mbart. Kjo rruge ka qene e komplikuar dhe e vranet per ne por na con tek thjeshtesia dhe kthjellesia.
Pasojat me komike do vijne prej kontaktit te pjeses me te paperpunuar te bashkesise sone me keto kopshte antropologjike. Ne banjat e stacioneve te trenit te Europes do shtohen mbishkrimet e tipit ketu e ka bere sh...n nje shqiptar.


Levizja e lire do vertetoje mandej dyshimin qe dikur perhapen antropologet sllavo-bizantine se jemi njerez me bisht. Dhe njeherit do heqe cdo dyshim se ne bishtin e kemi perpara.


Nje gje eshte e sigurt ne tere udhetimet tona ne zonen Schengen vendi qe do vizitojme me pak do jete pikerisht qyteti Schengen i Luksemburgut qe i dha emrin kesaj zone mbare-europiane.


Diten kur u hoqen vizat ne Tirane ndodhi nje gje e bukur. Xhami i zi i sportelit te ambasades italiane u be i tejdukshem. Shqiperia ne Schengen eshte pikerisht Shqiperia pa xhama te zi.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›