Prokuroria ankimi i vendimit te lirimit te tre gardisteve ne Gjykaten e Larte

TIRAN- Lirimi nga burgu i tre gardisteve me vendim te Gjykates se Apelit ne Tirane ka bere qe grupi hetimor i demonstrates se 21 janarit ti drejtohet Gjykates se Larte duke kerkuar rikthimin e tyre ne qeli nen masen e sigurise arrest me burg.
Burimet zyrtare te institucionit te akuzes konfirmuan per Shekullin se brenda 10 ditesh nese treshja gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Hysni Demiraj nuk e ka zbardhur vendimin e lirimit te tre gardisteve do te behet rekursi ne Gjykaten e Larte. Jemi ne pritje te zbardhjes se vendimit te lirimit te tre efektiveve te Gardes se Republikes shtetasve nen hetim Gazmend Ahmetaj Sadik ela dhe Mark Nikolli.
Vendim ky qe i liroi te tre gardistet nga qelia ku ishin te izoluar per rreth 20 dite me vendimin e dates 11 shkurt te Gjykates se Shkalles se Pare konkretisht gjyqtarit Shkelqim Mustafa i cili me 11 shkurt kishte caktuar ndaj efektiveve te Gardes Ahmetaj ela dhe Nikolli masen e sigurise arrest me burg me afat 30 ditor-thane burime sipas te cileve per te kapur afatet e rekursit ankimi do te behet edhe pa u zbardhur vendimi i lirimit.
Nderkaq nga ana tjeter organi i akuzes ka sekuestruar dhe zbardhur planin e masave instruktazhin e mengjesit te dates 21 janar 2011dhe urdhrin me nr.28/1 te dates 19 janar 2011 te miratuar edhe nga Komandanti i Gardes se Republikes gjenerali nen hetim Ndrea Prendi.
Sipas ketij plani gardistet Spartak Zilja Meleq Zajmi Mark Nikolli Gazmend Ahmetaj Sadik ela dhe Agron Malaj ishin caktuar si grupi i zjarrit dhe vepronin nen komanden e Shefit te Shtabit te Njesise Speciale te arrestuarit tashme Agim Llupo si dhe komandantit te kesaj njesie Alfred Ahmetcenaj.
Grupi i zjarrit konkretisht toger Spartak Zilja nenoficer Meleq Zajmi dhe efektivet Mark Nikolli Gazmend Ahmetaj Sadik ela do te jene nen vartesi direkte te komandantit te grupit kapiten Agron Malajt.
Ky i fundit ishte nen komanden e Shefit te Shtabit te Njesise Speciale te arrestuarit Agim Llupo dhe komandantit te kesaj njesie speciale te Gardes se Republikes kolonel Alfred Ahmetcenaj.
Ky grup ishte percaktuar ne planin e masave si grupi qe do te ishin ne gatishmeri per hapjen e zjarrit ne rast te carjes se kordoneve te efektiveve te Njesise numer dy te Gardes se Republikes qe kishin ne kompetence sigurine dhe ruajtjen e rrethimit te nderteses se kryeministrise diten e demonstrates se 21 janarit-thuhet nder te tjera ne dosjen e prokurorise.
Keta efektive sipas planit te masave dhe plan vendosjes ishin percaktuar te nderhynin ne rast nevoje ne kater anet e nderteses se kryeministrise ate te pjeses ballore para kryeministrise veriore ne krah te piramides dhe krahu i majte anash Hotel Rogner.
Sipas akuzes ka qene ora 1420 minuta te dates 21 janar 2011 kur grupi i zjarrit eshte afruar ne pjesen veriore te oborrit te kryeministrise nga urdhrat e Komandantit te Njesise Speciale kolonel Alfred Ahmetcenaj qe kishte si epror Komandantin e njesise dy Dashamir Shehi.
Ne kete ore koloneli Ahmetcenaj ka urdheruar qe dy prej grupit te zjarrit shtetasit Spartak Zilja dhe Meleq Zaimi te vendosen ne pjesen jugore te kryeministrise dhe pjesa tjeter se bashku me vete ate ne pjesen veriore perballe hyrjes portes qe po sulmohej nga demonstruesit ne pozicione te ndryshme.
Aty rreth ores 1600 keta efektive te Gardes se Republikes kane filluar te qellojne me arme ne drejtim te demonstruesve konkretisht personat nen hetim Agim Llupo i arrestuar Mark Nikolli Sadik ela dhe Gazmend Ahmetaj te cilet u liruan.
Nga armet e tyre te llojit MP-5 te kalibrit 9 mm sipas akt-ekspertimeve balistike e krahasuese ka rezultuar se kane shkrepur 131 plumba gezhojat e te cilave jane gjetur dhe sekuestruara duke u administruar ne fashikullin e hetimit.
Nga keto ekspertime rezulton se i dyshuari Ahmetaj ka shkrepur 46 here armen e tij Llupo 43 here Nikolli 18 here dhe ela 10 here. Konkretisht te kater te dyshuarit sipas akt-ekspertimeve te deri tanishme kane qelluar 117 plumba ndersa 14 te tjera ende nuk jane zbuluar se nga cila arme jane nxjerre.
Zbulimi i autorit te ketyre 14 gezhojave pritet te zbardhet gjate diteve ne vazhdim kur te perfundoje akt-ekspertimi i 25 armeve te tjera te llojit MP-5 qe Garda tashme ka dorezuar ne prokurori.
Nga akt-ekspertimi balistik e krahasues me nr.1022 te dates 8 shkurt 2011 rezulton se arma me nr. 0057394 e llojit MP-5 e kalibrit 9 mm qe kishte ne perdorim shtetasi Mark Nikolli ka shkrepur 18 plumba gezhojat e te cilit jane gjetur ne vendin e ngjarjes dhe jane mes 131 gezhojave te sekuestruar me date 21 janar ora 1800
Nga akt-ekspertimi balistik e krahasues me nr.1022 te dates 8 shkurt 2011 rezulton se arma me nr. 0057383 e llojit MP-5 e kalibrit 9 mm qe kishte ne perdorim shtetasi Sadik ela ka shkrepur 10 plumba gezhojat e te cilit jane gjetur ne vendin e ngjarjes dhe jane mes 131 gezhojave te sekuestruar me date 21 janar ora 1800
Nga akt-ekspertimi balistik e krahasues me nr.1022 te dates 8 shkurt 2011 rezulton se arma me nr. 0057402 e llojit MP-5 e kalibrit 9 mm qe kishte ne perdorim shtetasi Gazmend Ahmetaj ka shkrepur 46 plumba gezhojat e te cilit jane gjetur ne vendin e ngjarjes dhe jane mes 131 gezhojave te sekuestruar me date 21 janar ora 1800
Nga akt-ekspertimi balistik e krahasues me nr.1022 te dates 8 shkurt 2011 rezulton se arma me nr. 244 e llojit MP-5 e kalibrit 9 mm qe kishte ne perdorim shtetasi Agim Llupo ka shkrepur 43 plumba gezhojat e te cilit jane gjetur ne vendin e ngjarjes dhe jane mes 131 gezhojave te sekuestruar me date 21 janar ora 1800