Gazmend Lekarisjell realitetin epërkthyer në pikturë
TIRANË- Gazmend Leka sjell edhe një herë për artëdashësit e artit pamor disa nga pikturat e cikleve të realizuara prej tij, në një ekspozitë personale të çelur pasditen e sotme në Galerinë Kombëtare të Arteve. Pikturat e teknikës vaj në kanavacë, në dimensionet 1 metër e 30-të dhe 2 metër e 30-të, janë nga pikturat më të mëdha që Leka ka realizuar në studion e tij dhe që, sipas piktorit, prezantohen për publikun si realizime që përthyejnë realitetin.
Në 34 punimet e Gazmend Lekës dominojnë ngjyrat e errëta, kryesisht e zeza dhe grija, nuanca këto që vihen re shpesh edhe në punimet e tjera të piktorit.
Në ekspozitën e çelur në sallën e ekspozitave të përkohshme të GKA-së, Leka ka përfshirë disa nga pikturat e tij, që janë pjesë e cikleve si cikli i dëshmitarit, cikli nostalgji, cikli pjekja e qënies, cikli mostra brënda meje, etj.
"Kjo ekspozitë është një manifestim i gjithë udhëtimit që kam bërë në këto vite dhe ajo që i përmbledh është firma ime", tha Leka gjatë një interviste.
"Të gjitha pikturat e mia lidhen me realitetin sepse realiteti në pikturat e mia vjen i përthyer, jo ashtu siç duket, ndërsa kjo pikturë e ka më të madhe dukjen", tha Gazmend Leka. Ekspozita e Gazmend Lekës do të qëndrojë e hapur në GKA deri në 27 mars.
(m.a/BalkanWeb)