E Diel, 1 Nëntor 2026

Plas lufta e gazit

TIRAN- Perpos cmimeve te larta te gazit ne keto dite te ftohta dimri qytetaret jane duke u perballur edhe me mungesen e ketij produkti ne treg. Kundershtimi i disa kompanive qe importojne gaz te lengshem per vendosjen e kasave fiskale ka shkaktuar nje stuhi akuzash dhe kunder-akuzash midis tyre dhe drejtorise se pergjithshme te tatimeve ndersa ai qe e peson duke paguar cmime te larta eshte konsumatori.


Prej me shume se dy javesh kompanite importuese te gazit kundershtojne vendosjen e kasave fiskale ne depozita me arsyetimin se pajisjet e ofruara masin ne litra ndersa ata e blejne dhe e shesin ne kilograme.


Ky ndryshim sado i vogel sipas tyre shkakton humbje tek importuesit kur behet fjale per sasi te medha. mimi i pajisjeve gjithashtu eshte nje arsye tjeter e kundershtimit te kompanive. Sipas tyre deri me tani iu jane ofruar kasa me vlere rreth 50 mije eurocmim te cilin ata e cilesojne teper te larte krahasuar me tregun.


Ne keto kushte nje pjese e kompanive kane nderprere furnizimin me gaz te pikave te shperndarjes qe prej dites se hene. Kesaj nisme nga ana e tyre i eshte shtuar edhe nje aksion i task forces se Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve duke bllokuar sipas Shoqates se Shoqerove te Gazit furnizimin prej disa ditesh.


Ne nje dalje per mediet gjate dites se djeshme kreu i shoqates Ilirjan Brokaj kerkoi nga Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve qe te lejonin vijimin normalisht te punes neper depozita dhe kryesisht tek Petrolifera. Jemi bllokuar nga Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve dhe Task Force qe prej dates 23 janar sepse nuk kemi vendosur kasat fiskale.


Sistemi i ri qe kerkohet te instalohet ne pikat e gazit operohet per here te pare vetem ne Shqiperi dhe ka nje kosto nga 40 deri ne 160 mije euro per cdo kompani - tha ai duke paralajmeruar per bllokim te plote te tregtimit te gazit duke sjelle keshtu kaos ne treg.


I menjehershem ka qene reagimi i tatimeve te cilat kane theksuar se pajisja me kasa fiskale eshte nje detyrim ligjor per te gjithe bizneset ku nuk mund te benin perjashtim edhe importuesit e gazit. Madje tatimet shprehen se kompanite e gazit shumefishojne me dashje cmimin e pajisjeve fiskale me qellim te vetem mosvendosjen e tyre.


Madhesia e shifrave te shprehura ne menyre spekulative duke u dhjetefishuar ne raport me kapacitetet magazinuese te gazit te lengshem ne Petrolifera behet me qellimin per te mbuluar abuzimet me ligjin nepermjet sensibilizimit te konsumatoreve dhe opinionit publik - theksoi Erjon Prifiti Drejtor i Drejtorise se Sherbimit te Tatimpaguesve.


Problemet e kompanive me organet tatimore jane pasqyruar menjehere ne cmimin e gazit ne treg. Qe prej shfaqjes se tyre ne fund te vitit te shkuar nje liter gaz kaperceu ne 160 leke duke detyruar keshtu konsumatoret qe nje bombol gazi 10 litershe ta blinin me 1 600 leke.


Kasat shmangin abuzimet ne mbushjen e bombolave

Ne te gjithe kete debat jo pak te perfshira jane edhe kompanite qe furnizojne tregun me kasa fiskale. Madje ato jane te parat qe akuzohen per cmimet e larta. Nga ana e tyre kompanite nuk e shohin problemin tek cmimi i kases por tek mosgatishmeria e importuesve te gazit per te vendosur kasat gje e cila do ti nxirrte ata zbuluar perballe organeve tatimore per sa i perket xhiros reale qe bejne.


Madje perfaqesuesi i nje kompanie kasash fiskale shkon edhe me tej duke akuzuar se vendosja e kasave do te shmangte edhe abuzimet me sasine e gazit qe futet neper bombola te cilat me pas iu shiten konsumatoreve.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›