E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Ilion Lika trokiti tek Tirana"

Bledar KUKA
TIRANE - Portieri i kombetares, Ilion Lika, pohohet se eshte takuar me nje nga donatoret e Tiranes, me synim qe te luaje per kampionet. Keshtu bene te ditur dy dite me pare burime ne klubin bardheblu, por diten e djeshme vete "gardiani" i Elbasanit refuzoi qe te kete bisedime konkrete me ndonje klub. "Lika eshte takuar me njerin nga donatoret e Tiranes, - tha burimi ne fjale, - dhe ka shfaqur deshiren qe te luaje per kete ekip".
"Une te Tirana? - pyeti dje Lika i habitur, - nuk ka asgje konkrete ne fjalet qe dalin, as per Tiranen, as per ndonje klub tjeter. Jane me teper njerez qe duan te prishin pune". Portieri kuqezi nuk e hodhi poshte mundesine qe edhe mund te levizte ne janar, por e quajti si dicka larg konkretes, deri tani. "Ndoshta edhe mund te leviz, - pohoi ai, - por per momentin jam tek Elbasani dhe nuk kam biseduar konkretisht me askend".
Gjithashtu, burimet tek Tirana pohojne se tek Elbasani ka probleme me pagesat gje nga e cila eshte prekur edhe Lika. Edhe ne kete rast pergjigja e ish-portierit te Dinamos, ishte mohuese, duke sqaruar se vonesa mund te kete kudo, por nuk behet fjale per problem.
"Presidenti Laze (i Elbasanit) eshte nga me korrektet ne Shqiperi, - theksoi ai, - kuptohet qe edhe ne bote, edhe ne Shqiperi, mund te kete ngerce te caktuar. Leke kemi per te marre, por jemi ne proces dhe do t'i marrim". Njeri nga donatoret e Tiranes, Halili, eshte shprehur per gazeten se "ne duam te marrim lojtare te mire jashte vendit, ndersa brenda vendit do te synojme lojtare te se ardhmes". Sidoqofte, nje si portieri i kombetares mund te jete i veshtire per t'u refuzuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›