Elsa Lila nga Itali në Tiranë për të votuar Rilindjen- FOTO
TIRANË-Elsa Lila votoi Rilindjen. Të paktën kështu shprehet kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama sot në Facebook, duke postuar një foto me këngëtaren e njohur shqiptare që prej vitesh jeton në Itali.
“Me Elsën, yllin e pashuajtshëm që sot erdhi për të votuar Rilindjen”, citon Rama ne foton ku ka pozuar së bashku me artisten.
Në fakt, Elsa Lila njihet për mbështetjen që i ka dhënë kreut të opozitës Rama. Ajo mori pjesë dhe në grevën e urisë me cadra që opozita bëri për javë të tëra para kryeministrisë në shenjë proteste për rezultatin e zgjedhjeve vendore të vitit 2011.
(d.b/BalkanWeb)