E Diel, 1 Nëntor 2026

3.2 milionë shqiptarë i drejtohen sot kutive të votimit

23-06-2013 / Gazeta 55

Shqiptarët do t’u drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur Parlamentin e ri nga i cili do të dalë edhe qeveria e re.
Rreth 3.271.885 pritet të votojnë sot në qendrat e votimit të cilat janë hapur zyrtarisht në orën 07:00 dhe do të përfundojë në orën 19:00.
5508 QV do jenë të hapura për qytetarët dhe në përfundim të procesit, do të nisë numërimi i votave në 89 Komisione Zonale të Administrimit Zgjedhor.
Beteja më e ashpër do jetë ajo mes 2 koalicioneve, “Aleanca për Shqipërinë Europiane” me 37 parti e udhëhequr nga PS dhe koalicioni i drejtuar nga PD “Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim” me 25 parti. Fryma e Re Demokratike dhe Aleanca Kuq e Zi do të garojnë si subjekt politik më vete. Shqiptarët do të zgjedhin mes 66 subjekteve politike që janë renditur në fletën e votimit. Diferencë bëjnë 2 qarqe që do kenë 67 subjekte, kjo pasi në Vlorë kandidon si i pavarur Arben Malaj, ndërsa në qarkun e Fierit i pavarur garon Dritan Prifti. I gjithë procesi i sotëm, pritet të mbikëqyret nga 8,153 vëzhgues të huaj dhe vendas. Rreth 8 mijë vëzhgues vendorë do të jenë syri i shqiptarëve në këto zgjedhje, nga të cilët 2,402 janë afatgjatë dhe 5,187 afatshkurtër.
Por edhe faktori ndërkombëtar ka ngritur një ekip të tërë mbikëqyrje me një numër prej 564 vëzhguesish, nga të cilët 140 afatgjatë, 424 afatshkurtër .
Ambasadat e vendeve të Unionit Europian janë akredituar pranë KQZ-së për të qenë prezent fillimisht në qendrat votimi dhe më tej në qendrat e numërimit të votave. Mbikëqyrje do ketë edhe nga Ambasadat e vendeve të Ballkanit, por numrin më të madh të vëzhguesve e ka Ambasada amerikane, me 68 vëzhgues.
Përpos armatës së vëzhguesve të OSBE-ODHIR, procesi do të vëzhgohet nga 23 vëzhgues të Asamblesë Parlamentare te Këshillit te Europës, me në krye Luca Volonte.
Një sy tjetër vëzhguesish do jenë edhe gazetarët e mediave të huaja që kanë paraqitur një interes të madh për procesin e sotëm zgjedhor.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›