Mediat e huaja pasqyrojnë situatën në Shqipëri
I konsiderojnë zgjedhjet kyçe për integrimin në BE
Mediat e huaja i kanë dhënë një vend të veçantë situatës aktuale në Shqipëri duke i konsideruar këto si zgjedhje shumë të rëndësishme për integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Italiania “Republika.it”shkruan se zgjedhjet që do të përcaktojnë parlamentin e ri të vendit do të përcaktojnë gjithashtu dhe rrugën që do të marrë Shqipëria për integrimin ën Bashkimin Europian, proces ky i penguar nga kriza politike të brendshme.
“La Press. It” përqendrohet në garën elektorale mes kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të opozitës Edi Rama, i cili sipas kësaj media e ka përqendruar fushatën e tij tek tema e varfërisë. Gjithashtu dhe këtu përmendet mobilizimi i forcave të shumta të policisë për të garantuar një proces të qetë zgjedhor.
“Reuters” e nis shkrimin me analizën rreth së majtës së bashkuar që kërkon të largojë nga posti kryeministrin aktual, në një proces zgjedhor që po vëzhgohet me kujdes nga perëndimi. Berisha një ish kardiolog i suksesshëm, lexohet në shkrim synon mandatin e tij të tretë radhazi për të thyer një rekord në Shqipëri që pas rënies së regjimit komunist në 1991-shin.
Ndërsa “Dojce Vele” bën një historik të shkurtër të zgjedhjeve në vendin tonë që nga rënia e komunizmit, ndërsa ndalet dhe tek profili i dy kandidatëve kryesorë, kryeministrit Berisha dhe kreut të opozitës Edi Rama. Dhe këtu përmendet dhe njëherë më shumë rëndësia që ka ky proces zgjedhor për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.