E Diel, 1 Nëntor 2026

PD fishekzjarre fitoreje në Fier, Ruçi: Le të festojnë humbjen

FIER- PD vetëshpall fitoren në qytetin e Fierit. Qindra fishekzjarre kanë ndezur qiellin e qytetit, nderkohe numri 2 i socialistëve Garamoz Ruci u shpreh se demokratet po festojne humbjen.

Të gjitha QV në qarkun e Fierit u mbyllën sipas afateve kohore të përcaktuara në KZ. Procesi i votimit u karakterizua nga një klimë e qetë, korrekte dhe pa tensione. Nuk ka patur problem me përjashtim të një rasti në QV Nr 3178 në fshatin Levan të komunës me të njëjtin emër, ku për shkak të grumbullimeve të shumta të njerëzve kryetari i KQV kërkoi ndihmën e policisë dhe situata u normalizua.
Momentalisht tani puna është trasferuar nga KQV në 10 KZAZ E Qarkut Fier për dorëzimin e kutive të votimit. Procesi është në vazhdim dhe gjithcka po shkon normallisht. Efektivat e policisë po shoqërojnë kutitë brënda ambienteve të KZAZ.
Nga burimet e para zyrtare mësohet se pjesëmarrja në votime ka qënë rreth 50.8%

Ndërkohë, në qytetin e Vlorës, aty ku kreu i PS-së Edi Rama kryeson listën e kandidatëve për deputet sipas policisë është mbyllur procesi i votimit në shumicën e qendrave dhe kutitë janë nisur për në KZAZ.
(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: PD fishekzjarre fitoreje në Fier

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›