E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elton Gjini, mohon perfshirjen ne grabitje

Edhe pse eshte marre per disa ore ne pyetje, i dyshuari 38-vjecar, Elton (Gjergji) Gjini, nuk e ka pranuar akuzen e grabitjes se 5 milione lekeve te Postes se Lezhes, qe ishin destinuar per pensionistet. Gjini ka mohuar deri ne fund te procesit, se ka qene autor apo bashkautor, madje ka hedhur poshte provat e grupit hetimor per ngjarjen e 12 marsit te ketij viti. Policia ka ende ne kerkim dy te dyshuarit e tjere, Enver Diva, i denuar per "grabitje" dhe Florind Marku, i denuar per "vjedhje me arme". Dy te dyshuarit i kane shpetuar operacionit ne fundjave, kurse Gjini u kap ne nje hotel ne Golem te Kavajes, ku dhe strehohej pas ngjarjes se bujshme. Burime policore thane per "KJ" se pritet qe se shpejti, te kete arrestime te tjera per ngjarjen.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›