Luftar Reci kerkon vajzen bullgare ne gjyq, e tradhton rrugica e qendisur
BURREL- I dyshuari per ekzekutimin e shokut te tij dhe me pas percudnimin e kufomes, kerkon si deshmitare ne procesin gjyqesor, nje vajze bullgare me te cilen pretendon se ka qene ne momentin qe akuzohet se ka kryer vrasjen. Luftar Reci nuk pranon provat e servirura nga Prokuroria e Matit dhe ne seancen e djeshme, ka kundershtuar akuzen per vrasjen e Maksim Lales, ne vitin 2005 ne Shkopet. Trupi gjykues i perbere nga A. Cupi, A. Koleci dhe R. Karaj, ka administruar provat materiale dhe shkresore te siguruara nga Prokuroria e Krimeve te Renda Tirane dhe ajo e Matit, te lexuara nga prokurori Naim Tota. Perfaqesuesi i akuzes kerkoi administrimin e dokumenteve te keqyrjes se vendit te ngjarjes, kryer me 10 maj 2005, tabelat fotografike te materialeve te gjetura, proces-verbalin e keqyrjes se kufomes, ekspertimin e 4 armeve dhe qindra fishekeve te gjetura ne afersi te viktimes ne sektorin "C", Shkopet. Prova te tjera kane qene mjeti i djegur, rrobat ushtarake kamuflazh, automatiku dhe nje rrugice. Pikerisht ketu i dyshuari Reci duket se eshte tradhtuar, pasi nena e tij ka njohur rrugicen qe i perkiste te bijes ne paraqitje per njohje nga grupi hetimor, pa ditur se perse kishte sherbyer ajo. Por Reci e kundershtoi ashper akuzen, ashtu sikurse ka bere edhe nipi i tij, Taulant Elezi, qe cilesohet si bashkepunetor ne krim. Nje tjeter deshmi kunder Recit ka qene ajo e te dashures se viktimes, e cila ka thene se Maksim Lala, diten e ngjarjes udhetonte drejt Dibres me Luftar Recin. I pandehuri pretendoi se ka qene me nje vajze bullgare ne nje klub nate, momentin e ngjarjes.
A.Ndoja
A.Ndoja