E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjashte muaj per grabitjen e pensioneve

Grabitja spektakolare e 5 milione lekeve te pensioneve ne Lezhe, ishte pergatitur prej gjashte muajsh nga tre autoret e dyshuar, njeri prej te cileve u prangos, kurse dy jane ne kerkim. Elton Gjini, i ndaluar eshte cilesuar truri i grabitjes se bujshme, nderkohe qe ka heshtur per ngjarjen. Nje tjeter fakt i zbuluar nga grupi hetimor ka qene servisi qe i eshte bere mjetit me te cilin u krye grabitja, ne nje pike ne qytetin e Lezhes. Mesohet se pronari i servisit ka bere njohjen e Gjinit, qe nje jave para grabitjes kishte kerkuar kontroll per makinen. Gjini ka thene se mjeti nuk ishte i tij, ndersa sipas hetimeve dispononte dy "Alfa Romeo" te vitit 2000. Vete i dyshuari ka thene se ishte pronar i nje makine, por te dhenat kane zbuluar se ai dispononte dy te tilla. Policia tha se grabitja pergatitej prej 6 muajsh nga i dyshuari Gjini, qe njihej si kontingjent i veprave te tilla penale ne Itali apo Shqiperi, per te cilat kishte vuajtur edhe denimin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›