E Diel, 1 Nëntor 2026

Kurbin, rikthehen frikshem grabitjet

Kurbin- Grabitjet e armatosura me maska rikthehen frikshem ne qarkun e Lezhes. Dy persona qe leviznin me motor kane sulmuar drejtuesin e nje furgoni qe kryente shperndarjen e sallamit ne Kurbin, duke i marre nen kercenimin e pistoletes se vendosur ne koke, plote 200 mije leke te xhiros. Policia vendore nisi hetimet menjehere pas denoncimit, duke kryer kontrolle banesash dhe ngritje postblloqesh, por pa mundur te ndaloje te dyshuarit. Autoret qe mendohet se kane pasur te dhena per levizjen e mjetit, i kane zene prite rreth ores 12:30 dhe me pas jane larguar ne drejtim te Mamurrasit.

Grabitja

Sulmi i dhunshem eshte shenuar ne mesdite, prane aksit rrugor Mamurras-Lac. Burime zyrtare thane se Bledar L., nga Tirana, i cili drejtonte nje furgon te ngarkuar me sallam, te nje prej firmave te njohura ne vend, po kryente furnizimin e lokaleve me kete produkt dhe mbledhjen e lekeve. Por brenda disa sekondash ai ka rene preh e nje grabitjeje spektakolare. Dy persona te cilet udhetonin me motor, i kane dale perpara duke i zene rrugen ne afersi te kryqezimit te fshatit Zheje, fare prane lapidarit te ketij fshati. Shoferi ka rrefyer pas ngjarjes se autoret ishin te maskuar me corape ne koke dhe te armatosur me dy pistoleta. "Ata lane mjetin anash rruges dhe mu drejtuan mua duke me kercenuar me jete. Me vune pistoleten ne koke dhe me kerkuan leket qe kisha me vete, e te mos beja asnje levizje", ka deshmuar i demtuari Bledar L. Ndersa kishte frenuar, drejtuesi eshte bindur ndaj urdhrit te agresoreve. Njeri ka mbajtur nen presion shoferin duke e thene se do e qellonte po te kryente ndonje levizje te dyshimte, kurse tjetri ka nisur kontrollin e mjetit. Gjate kontrollit kane gjetur 200 mije leke te xhiros dhe nje celular. "Pasi me grabiten u larguan duke me keqyrur nese po kryeja ndonje levizje. Iken ne drejtim te Mamurrasit po me motor", ka thene shoferi per grupin hetimor.

Policia

Pas marrjes se njoftimit mbi grabitjen, policia e Kurbinit ka mberritur menjehere ne kryqezimin e fshatit Zheje, duke i ardhur ne ndihme Bledar L. Fillimisht shoferi i demtuar ka bere denoncimin dhe me pas rrefeu skenen e grabitjes. Uniformat blu kane ngritur disa postblloqe ne hyrje e dalje te Kurbinit dhe ushtruan kontrolle ne Mamurras. Ndersa jane bllokuar te gjitha rrugekalimet, ka nisur edhe krehja e zones dhe mbledhja e informacionit, por pa mundur qe te gjenden autoret e dyshuar te grabitjes. Megjithese jane bere disa shoqerime, burimet zyrtare u shprehen se grupi hetimor nuk ka ende nje te ndaluar per ngjarjen.

A. Bushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›