Elvana Gjata bëhet bionde për klipin e ri
Një tjetër hit këto ditë është hedhur në trasmetim nëpër kanalet muzikore. Bëhet fjalë për këngën e re të Elvana Gjatës dhe Fugës (Ardian Kurtolli), e punuar në studion e Florit ndërsa për tekstin është përkujdesur Fuga. Për Elvanën kjo këngë vjen shumë shpejt pas publikimi të videoklipit “A ke ti zemër” dhe menjëherë ka zënë vend tek audienca, ndërsa për Fugën është bashkëpunimi i dytë pas atij me Flori Mumajesin. Kënga titullohet “Mamani nejën” që do të thotë “Mbajeni ndejën, ose më mirë kujdesuni që mbrëmja apo koncerti të kalojë sa më mirë”. Klipi është punuar nga “Entermedia”, ndërsa në të shihet një transformim i ri që ka pësuar Elvana Gjata. Sigurisht që këngëtarja nuk ka ngjyrosur flokët, por vetëm ka përdorur paruke që të duket më ndryshe në klip, duke u transformuar në një bjonde. Edhe skenat e realizuara, të ngjasojnë shumë me klipet që realizojnë yjet e njohura botërore.