E Shtunë, 31 Tetor 2026

Familja e portiereve: 3 emrat “pushtues” te Frances

Aurel Borici – Top News
Ndoshta është një ves i familjes apo ndoshta roli i portierit shihet me sy të mirë nga të gjithë. Historia e pabesueshme e familjes Mandanda, një fabrikë talentesh për t'u vënë mes shtyllave ka pushtuar kampionatin francez me 3 emrat e vëllezërve që aktivizohen në vendin transalpin. Më i madhi Stiv, 22 vjec është titular me skuadrën e Marsejës, ndërsa më i vogli 9 vjec është talenti i Lusitanos, një klub i moshave në Paris. Dhe gjithë kjo familje pa llogaritur dy mbrojtësit e tjerë, që ia kanë dedikuar jetën futbollit. Më i njohuri është portieri i marsejezëve, që pasi shfrytëzoi dëmtimin e Karasos është bërë i pazëvendësueshëm në ekipin e shqiptarit Lorik Cana. Ndeshjet e zhvilluara kanë bërë që mediat franceze ta pagëzojnë si "Lama'" i ri si një sinjal i qartë për trajnerin e kombëtares franceze. Koicidenca mund ta vërë përballë një skene të paparë në futboll. Në miqësoren ndaj Kongos, Stiv Mandanda mund të luajë kundër vëllait të tij Përfe', i cili ka zgjedhur vendin e origjinës për të luajtur në sfidat ndërkombëtare. Burimi:-

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›