Përparim Hetemaj bashkohet me Alban Bushin

Përparim Hetemaj, shqiptari me pasaportë finlandeze do të luajë përkrah Alban Bushit te Apollon Kallamarja. Mesfushori i AEK-ut në kampionatin grek u huazua për gjashtë muaj në skuadrën selanikase.
Lajmi është bërë i ditur nga mediat sportive greke, ndërkohë që e konfirmoi edhe uebsajti sportiv i Apollon Kallamarja. "Klubi i Apollon Kallamarja mori me huazim nga AEK deri në verë, futbollistin mesfushor Përparim Hetemaj". Hetemaj nënshkroi deri, më 30 qershor 2008 (për gjashtë muaj).
Ndërkohë, Alban Bushi plotësoi me ndeshjen kundër Panionos kartoni e katërt të verdhë dhe do të mungojë në ndeshjen me Astera Tripolis, për javën e 22-të të kampionatit grek.
Foto: Goalday.gr