Elvir Muriqi shënon fitore ndaj amerikanit Ted Muller

Elvir Muriqi ka shtuar edhe një fitore në karrierën e tij në boksin profesionist. Shqiptari 27-vjecar që bokson në kategorinë gjysmë të rëndë ka mposhtur amerikanin Ted Muller. Pas një përballje në tetë runda mes dy boksierëve në ringun e "Westchester County Center" të Nju Jorkut gjyqtarët e takimit i kanë dhënë fitoren Muriqit me rezultatin 79:73, 79:73 dhe 80:72.
Kjo është fitorja e 33-të e Muriqit në ringun profesionist, ndërsa përvec këtyre boksieri pejan ka pësuar edhe 3 humbje. Më parë Muriqi konsiderohej si njëri nga pretendentët për titullin e kampionit të botës në kategorinë gjysmë të rëndë dhe renditjen në mesin e dhjetë boksierëve më të mirë në botë në këtë kategori. Pas dy humbjeve të pësuara në fund tetor të vitit 2004 dhe në prill të vitit 2005 shqiptari kishte humbur këtë status dhe tani me dy fitore radhazi të shënuara ndaj Marlon Hayes dhe Ted Muller po tenton që të rikthejë emrin e tij aty ku ishte më parë për të luftuar më pasur edhe për titullin e kampionit. Aktualisht Elvir Muriqi renditet i 29-ti në renditjen botërore të kategorisë gjysmë të rëndë të boksit profesionist nga mëse 500 boksierë që konkurojnë në këtë peshë.