Van Basten: “Holanda ka nevojë të përmirësohet”

Trajneri holandez Marko van Basten pohoi se ekipi i tij ka nevojë të jetë më i përqendruar pas fitores jo të lehtë 2-1 me Shqipërinë. Sulmuesi Robin Van Persi ishte sërish lojtari kyc i fitorës së ditës së mërkurë kundër Shqipërisë duke shënuar në minutën e 13-të dhe më pas me krosin që lojtari shqiptar Nevil Dede e ktheu në portën e tij para përfundimit të pjesës së parë. Edhe pse Holanda u rikthye në krye të Grupit G me 10 pikë në katër ndeshje, Van Basten nuk ishte i kënaqur me performancën që tregoi ekipi i tij, sidomos në pjesën e dyët. "Të shtunën (kundër Bullgarisë) të njëjtët lojtarë zhvilluan një ndeshje të madhe. Ndoshta ata morrën kaq shumë komplimenta ose ishin të lodhur pas kushtevet të rënda në Sofie. Thjesht nuk e di arsyen. Por ajo që dua të shtoj është se ekipi ynë duhet të përmirësohet". Van Basten vlersoi lojën e Van Persit, por nuk i kurseu kritikat ndaj Arjen Robenit. "Ne duhet të kishim shënuar më shumë gola. Fundi i ndeshjes ishte shumë eksitues", -përfundoi ai.
Gazeta Trouw": "Portokallinjtë" gati u dorëzuan"
Media holandeze sërish kritike e ashpër e politikës së përzgjedhjes së lojtarëve, por tashmë edhe e lojës jo shumë të pëlqyeshme kundër Shqipërisë. Kritikat vinë nga gazeta "Trouw". "Pas rezultatit 2-0, "portokallinjtë" treguan lodhje dhe gati u dorëzuan".