E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana-Apolonia, a do të përsëritet 7-0 e vitit 1999?

Tirana, lideri i Kategorisë Superiore pas javës së 5-të me 11 pikë, do të përballet në shtëpi me Apoloninë e vendit të fundit të Superligës, që në pesë takime ka grumbulluar vetëm një pikë nga 15 mundshmet.
Sfida e së shtunës, e 63-ta historike midis dy ekipeve, do të ketë edhe një të vecantë tjetër. Apolonia e Fierit nuk do të drejtohet më nga trajneri rumun Silviu Dumitresku, i shkarkuar ditën e enjte nga presidenti Koco Kokëdhima, por nga Dhimitër Papuciu, fieraku që e risolli Apoloninë midis 12 ekipeve më të mira të Shqipërisë.
STATISTIKAT E PËRBALLJEVE
Dy ekipet nuk përballen midis tyre nga sezoni 2002-2003, kur Tirana i pati fituar të dy takimet si në Fier (21.09.2002) ashtu dhe në Tiranë (28.02.2003) me të njëjtën rezultat 2-0. Fitorja e fundit e formacionit fierak i përket sezonit 2001-2002, kur Apolonia fitoi në fazën e parë të këtij kampionati me rezultatin 1-0 (më 20.10.2001). Fitorja me e thellë e Tiranës në shtëpi me Apoloninë është regjistruar në sezonin 1999-2000, kur Tirana fitoi me rezultatin e thellë 7-0 (24.11.1999), ndërsa fitorja me e thellë e bardhebluve në transfertë është 5-0 dhe i përket sezonit 2000-2001. Tirana ka fituar 44 nga 62 takimet e zhvilluara, 5 janë mbyllyr në barazim dhe 13 fitore i përkasin ekipit të Aplonisë. Në 8 ndeshjet e fundit, Tirana ka fituar 6 takime, ndërsa Apolonia vetëm 2.
SERITË E EKIPEVE
Tirana nuk ka humbur në shtëpi asnjë ndeshje gjatë këtij sezoni: në 2 takime ka regjistuar 2 fitore, duke shënuar 9 gola dhe pësuar 4 të tillë, ndërkohë që seria pozitive e Tiranës është plotë pesë takime: 3 fitore dhe 2 barazime. Tirana është skuadra që ka shënuar më gola në 450 minutat e para të Kategorisë Superiore: 14 të tilla (2.8 gola për ndeshje), ku 8 gola ka shënuar Hamdi Salihi (1.6 gola për ndeshje).
Apolonia në pesë takimet e zhvilluara ka pësuar 4 humbje dhe ka mundur të marrë vetëm një barazim me Teurtën (2-2), duke qenë njëherësh edhe ekipi që ka pësuar më shumë gola: 11 ose 2.2 gola për ndeshje. Apolonia është ekipi i vetëm që nuk ka shijuar të paktën një fitore në pesë javët e parë, përballë një Tiranë që nuk ka humbur asnjë takim gjatë sezonit aktual, aq më tepër që Apolonia nuk fiton jashtë që nga sezoni 2002-2003.
SKEDA
TIRANA-APOLONIA
Java e 6-të e Kategorisë Superiore
14 tetor 2006, stadiumi "Selman Stërmasi", ora 14:00
Gjyqtarë: Shkëlqim Guce. Ndihëms: E.Miho, E.Bicaku

NDESHJET TIRANA-APOLONIA NGA SEZONI 1999/2000
Sezoni 2002/2003
Tirana-Apolonia 2-0
Apolonia-Tirana 0-2
Sezoni 2001-2002
Tirana-Apolonia 3-0
Apolonia-Tirana 1-0
Sezoni 2000-2001
Tirana-Apolonia 3-0
Apolonia-Tirana 0-5
Sezoni 1999-2000
Apolonia-Tirana 2-1
Tirana-Apolonia 7-0

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›