Elvis Kabashi ëndërron Juventusin

/* */
TORINO, 4 janar 2012 – Mesfushori i ri shqiptar, Elvis Kabashi, ndiqet nga gjiganti italian Juventus.
Lajmin e ka dhënë gazeta prestigjioze “La Gazzetta dello Sport”, ndërkohë që një konfirmim paraprak e ka dhënë vetë 17-vjeçari i Empolit për portalin në internet, Tuttomercatoëeb.
“Kam folur me prokuratorin tim, - tha Kabashi, - tani për tani janë vetëm zëra, nuk ka akoma asgjë të sigurt. Janë zëra që të japin kënaqësi”.
Juventusi është gati të investojë 2 milionë euro për të blerë gjysmën e kartonit të Elvis Kabashit.
Kabashi shton: “Jam një mesfushor modern, vrapim, sasi, teknikë dhe gjuajtje”.
Idhulli i Elvisit është Klaudio Markizio.
“Skuadra ime e zemrës? Kush tjetër, Juventusi”.
Kabashi thotë se ka bërë 12 vjet sakrifica dhe se është stërvitur çdo ditë për t’u përmirësuar.