E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elvis Kabashi refuzon Shqiperine

Elvis Kabashi refuzon kombëtaren shqiptare. Mesfushori 18-vjeçar i Juventusit, i ka dërguar një letër FIFA-s ku i kërkon që të njoftojë Federatën Shqiptare të Futbollit që të mos e thërrasë në të ardhmen.
FIFA e ka dërguar këtë letër të Kabashit në zyrat e Federatës Shqiptare. Kabashi ishte thirrur për t’u grumbulluar në ekipin e Shqipërisë U21 për miqësoren ndaj Maqedonisë, që u luajt pak javë më parë, por refuzoi.
Trajneri i Shpresave, Skënder Gega, deklaroi në linjë telefonike për “abc neës” se Kabashi kishte pretendime për t’u thirrur në kombëtaren e të rriturve.
Futbollisti 18-vjeçar ka luajtur për ekipet kombëtare të moshave më të vogla, siç edhe e pohon edhe vetë, ndërsa ka vendosur të luajë për Italinë.
Gega deklaron se nuk ka gjasa që Federata Shqiptare e Futbollit ta thërrasë Kabashin në të ardhmen.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›