E Shtunë, 31 Tetor 2026

Derbi Dinamo-Partizani do te luhet ne Yrshek

Derbi, dikur, më i madh i Shqipërisë, do të luhet këtu. Në Yrshek, një fshat në periferi të kryeqytetit, ndërsa për një Dinamo-Partizani, Tirana këtë herë nuk ka vend.
Plot 32 tituj kampion dhe 27 kupa të Shqipërisë do të jetë historia që do të ndeshet në fushën me bar sintetik të klubit privat “Olimpiku”.
Dy klubet ishin mësuar që për gati 60 vjet përballjet mes tyre t’i zhvillonin në “Qemal Stafa”, por kohët e fundit kanë rënë nga vakti.
Vetëm pak qindra tifozë mund ta ndjekin takimin e së shtunës, mes tyre edhe një pjesë e banorëve të fshatit të komunës së Kasharit.

Një lojtar i ekipeve të Olimpikut do të kishte dashur ta ndiqte derbin, por vështirë se do t’ia arrijë.

Ky Dinamo-Partizani vlen për javën e 21-të të Kategorisë së Parë dhe u detyrua të zhvendosej në Kashar për shkak se “Qemal Stafa” nuk pranon vizitorë në pritje të kombëtares dhe se në “Selman Stërmasi” luan Tirana-Flamurtari. Duket se ky kalvar do të vazhdojë gjatë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›