Elvis Kotorri nenshkruan per Besen
Elvis Kotorri eshte perforcimi i ri i Beses se Kavajes. Ish-portieri i Shkumbinit ka firmosur dje per ekipin e Nexhat Bizhdilit duke u larguar keshtu nga Peqini. Ai kishte nje kontrate me Shkumbinin per deri ne fund te sezonit por qe eshte zgjidhur me mirekuptim nga te dyja palet kjo per shkak se klubi peqinas nuk arrinte dot te perballonte rrogen e tij. Lojtari ka firmosur nje kontrate me klubin verdhezi per deri ne fund te sezonit nderkohe qe ekziston edhe klauzola per te nenshkruar edhe per nje vit tjeter pas perfundimit te kesaj kontrate. Persa i perket anes financiare dihet qe Kotorri eshte nje lojtar i shtrenjte por me sa duket presidentit Bizhdili ka paguar gjysmen e kontrates parapagim nderkohe qe pjesa tjeter gjate sezonit. Kalimi i tij tashme eshte nje fakt i kryer dhe ardhja e Elvis Kotorrit mund te quhet blerja e pare zyrtare e Beses ne kete merkato janari. Nderkaq diten e djeshme numri i te larguarve nga kampi kavajas ka shkuar ne 8 te tille. Pervec Edin Ferizovic Semir Haxhibulic Betim Alijut dhe Bilal Veliajt jane konfirmuar edhe 4 largime te tjera. Sulmuesit Marius Ngjela Sokol Cikalleshi mesfushori Minas Osmani dhe portieri i dyte Alfred Osmani jane larguar perfundimisht nga Besa. Drejtuesit kavajas kane zgjidhur me mirekuptim kontraten me keta lojtare te cilet nuk jane perfshire ne planet e ardhshme te trajnerit Haxhiu.
Nora prane firmes
Sulmuesi gjirokastrit Arlind Nora eshte shume afer firmes me ekipin kavajas por ai ende nuk ka firmosur ashtu sikurse ka bere ish-shoku i tij i skuadres tek Shkumbini Elvis Kotorri. Bisedimet mes tij dhe drejtuesve kavajas kane vazhduar por nuk eshte arritur ende asgje. Largimi i Cikalleshit ka lene shume hapesira ne sulmin e Beses ndaj bosi kavajas Nexhat Bizhili me cdo kusht do te afroje ne ekipin e tij futbolliste me emer si Nora apo edhe te tjere qe perfliten si Berkic Elokan etj.