E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buxheti i Maqedonise diskriminues per shqiptaret

/ /

NgaQASHIF BAKIU

Festat e fundvitit afrojne. Te strupulluar nga i ftohti i dhjetorit nen batanijet qe na mbeten nga kombinatet e tekstilit te ish-Jugosllavise e vetmja gje qe na kujton se shekulli i ri po le dekaden e pare jane vetem televizoret me ngjyra dhe paketat dixhitale shumica e te cilave ne shtepite tona hyn nen dere. Megjithate kjo gje nuk e zvogelon varferine qe me pak nga kriza globale e me shume nga anarkia vendore e ka prekur deri ne palce qytetarin e Maqedonise sidomos ate shqiptar. Mbase shumekush do te thoshte se kriza i ka kapluar te gjithe jo vetem shqiptaret e Maqedonise. Por ekziston nje argument se te gjithe parametrat relevante flasin se kjo krize e shqiptareve i ka rrenjet shume me heret se kriza globale sigurisht qe me heret edhe se demokracia ne vend. Nese do te analizonim te gjithe faktoret qe kane sjelle deri ne kete situate do te na duhej shume kohe madje edhe shume faqe gazetash e libra te tere.
Dite me pare si ne cdo fund viti kaloi nje ngjarje e zakonshme miratimi i buxhetit per vitin 2011. Madje do te ishte me se normale po te kishte kaluar nje gje e tille ne nje demokraci funksionale ne nje ekonomi stabel apo thene thjesht ne nje shtet perendimor te zhvilluar. Edhe pse edhe atje kemi perballje konceptesh lidhur me kete ceshtje. Ne Maqedoni kjo gje kaloi si dhalle sidomos per sa i perket spektrit shqiptar. Nuk jam ndonje ekspert i ekonomise por nuk jam as i verber qe mos ta shoh se si ky buxhet diskriminon shqiptaret.
Nje parti opozitare me 400 amendamente te cilat i terhoqi ne moment te fundit nje parti tjeter jashte Parlamentit dhe nje tjeter qe ishte ne Parlament por sikur mos te ishte edhe perkunder faktit se parti ne pushtet dhe te tria shqiptare nuk arriten qe te fusin asnje projekt me vlere per shqiptaret. Te vetmit qe sulmuan projekt-buxhetin qene opozita maqedonase LSDM-ja. Keta ish-komuniste te perbetuar si nje opozite e vertete sulmuan buxhetin e vitit 2011 si diskriminues qe avanconte tej mase projekte me te cilat kryeministri Nikolla Gruevski kerkon te ndryshoje historine e popullit te tij me projektin tashme te njohur Skopje 2014. Sa per te rikujtuar eshte nje projekt per rregullimin e sheshit qendror te Shkupit ku parashihen dhjetera objekte perreth ne stil te vjeter dhjetera permendore te heronjve maqedonas te kontestuar nga historite e shteteve fqinje nder te cilat edhe nje permendore gjigante e Lekes se Madh si dhe nje kopsht te tere zoologjik ne bronz. Ky projekt eshte vleresuar mbi 200 milione euro. Nuk do te analizoj projektin por i vetmi objekt qe ka ekzistuar ne te kaluaren qe ka te beje me historine sllave ne keto rajone eshte Shtepia e Oficereve ne te cilen ne periudhen e mbreterise serbe jane ekzekutuar qindra shqiptare. Dhe pikerisht ky projekt i cili pjeserisht eshte realizuar ne vitin e shkuar ka marre mbi 100 milione euro nga buxheti i vitit te ardhshem. Ne te nuk ka asnje projekt te rendesishem per shqiptaret si ne infrastrukture per rivitalizimin e zonave te pazhvilluara shqiptare asnje projekt per invalidet dhe familjet e deshmoreve shqiptare te konfliktit te vitit 2001 prej rreth 140 shkollave qe do te ndertohen vetem rreth 15 shkolla jane shqiptare... Nuk do te vazhdoj se te dhenat jane skandaloze. Dhe pas gjithe kesaj vijme ne nje situate kur LSDM-ja opozitare e njohur per politiken e saj antishqiptare gjate periudhave kur ka qene ne pushtet te sulmoje buxhetin si diskriminues dhe nje nacional si buxhet qe demton shqiptaret. Gjithe te gjallet do te therrisnin O Zot ndersa une do te thosha Mos o Zot mos marrin vesh te vdekurit se .... Pasuan disa reagime shterpe nga opozita shqiptare dhe vetem disa shkrime ne shtypin ditor ne Shkup. Per sa i perket opozites ndoshta do te kishte kuptim nese shqiptaret do te kishin ndonje pozite te avancuar ne shtet dhe do te prisnin deshtimet e oponenteve ne vitin politik. Por kur te kemi parasysh se pozita e shqiptareve ne Maqedoni ka kaluar edhe katastrofalen atehere eshte e pafalshme.
Pas ketij deshtimi eshte e pamoralshme te merresh me partine shqiptare ne pushtet. Sidomos kur ministri i Ekonomise qe vjen nga radhet e kesaj partie pas votimit te buxhetit del e levdohet se kane arritur sukses duke marre 500 mije euro per projektin e sheshit te Skenderbeut ne Bashkine e Cairit dhe tre milione euro per Universitetin e Tetoves. Aferim minister te lumte Sa per universitetin do tju pergezoja nese do ta kishit realizuar se nje objekt i filluar qe pese-gjashte vjet me heret vazhdon te mos perfundohet perderisa universitetet maqedonase realizojne projekte me shuma marramendese. Ndersa sa per sheshin per te cilin keni paralajmeruar nese logjikojme sipas logjikes se ndertimit te objektit te universitetit atehere vaj halli per Skenderbeun emrin e te cilit do te mbaje. Me con te mendoj keshtu vetem ideja se per permendoret e Goce Dellcevit dhe Gjorce Petrovit apo per Luanet revolucionare te urave jane destinuar miliona euro ndersa 500 mije euro ndoshta kane kushtuar vetem opingat revolucionare e Goces dhe Gjorces.
Ndoshta ky veshtrim paraqet vetem nje sy shkurtpames dhe te momentit. Ne momente vlerat e shprehura ndoshta nuk kane edhe aq rendesi. Por pare ne nje periudhe me afatgjate keto vlera mund te sjellin probleme te cilat ndoshta nuk do te mund te riparoheshin me asnje vlere. Ndoshta edhe heshtja e pergjithshme sidomos e zerit te qytetarit te thjeshte per momentin eshte relaksuese per klasat udheheqese. Megjithate te gjitha keto projekte qe duket sikur nuk shkaktojne shqetesim per nje periudhe shume te shkurter kohore do te kene takim te drejtperdrejte me qytetarin. Nje gje e tille detyrimisht do te shkaktoje irritim. do plage e prekur shkakton dhimbje ndersa dhimbja e tepert shkakton agoni...

Pedagog ne Universitetin
Shteteror te Tetoves

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›