Plaku refuzon rrogat Halili Ja e verteta
Lajmi konfirmohet jo vetem nga lojtari por edhe nga drejtuesit e klubit. Po i kam refuzuar rrogat dhe perpara se ti marr ato dua te flas me presidentin e klubit ka pohuar Plaku ne nje prononcim per Panorama Sport. Nga ana tjeter njeshi i klubit bardheblu Refik Halili i kontaktuar nepermjet telefonit ka shpjeguar se ekziston nje ngerc i tille por kjo ka ardhur nga refuzimi i lojtarit dhe jo nga gatishmeria e klubit per ti dhene sipas kontrates ate qe atij i takon. Plaku ka nje klauzole ne kontraten e tij ne te cilen thuhet se ne rast se klubi nuk e paguan rregullisht per dy muaj radhazi atehere ai ka te drejte qe te shkoje ne Komisionin e Disiplines ne FSHF dhe te kerkoje prishjen e njeanshme dhe largimin drejt nje skuadre tjeter. Pikerisht kesaj gjeje i jane ruajtur drejtuesit bardheblu te cilet shpjegojne se lojtarit i jane dhene rrogat brenda afatit por ai nuk ka pranuar qe ti marre. Vete Halili pohon se e njeh mire problematiken dhe nga ana tjeter thote se lojtari nuk ka shkuar per ta takuar dhe per te folur me te. Ai ka refuzuar rrogat por nga ana tjeter jam vene ne dijeni nga shefi i klubit per nje procesverbal te mbajtur lidhur me kete refuzim me qellim qe ne te jemi te mbrojtur nga cdo lloj insinuate e cila nuk ka miratimin e drejtuesve te klubit ka perfunduar Halili.
LEONARD KARAJ