E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrugët, skandal në Fier - ujërat e zeza pushtojnë lagjen “Sheq i Madh”

11-03-2013 / Gazeta 55

Kryebashkiaku i Fierit Baftjar Zeqo, duarlidhur kur duhet bërë diçka

Kryebashkiakut të Fierit  Baftjar Zeqo po I del situate jashtë kontrollit. Nuk është vetëm lumi Gjanica që I pa pastruar dhe thelluar nga Bashkia Fier që po ua nxin jetën qytetarëve. Edhe banorët e lagjes “Sheq i Madh” në qytetin e Fierit u është bërë e padurueshme jetesa për shkak të rrugëve pa kanalizime të ujërave. Në të gjithë rrugët ujërat e zeza kanë dalë në sipërfaqe, duke asfiksuar qytetarët dhe rrezikuar përhapjen e epidemive të mundshme. Banorët e kësaj lagjeje i janë drejtuar disa herë bashkisë Fier, e cila drejtohet prej tre mandatesh nga Baftjar Zeqo, prej të cilit kanë marrë vetëm premtime, por në fakt asnjë punë nuk është bërë gjatë këtyre 15 viteve. 
“Tre mandate ka marrë kryetari i bashkisë Baftjar Zeqo dhe asgjë nuk ka bërë, nuk ka sjellë as një karrocë dore me çakëll për të rregulla rrugën. Kam 22 vjet këtu dhe asgjë nuk është bërë. Kur bie shi dalin të gjithë ujërat e zeza në sipërfaqe dhe nuk ke ku të kalosh. Kemi shkuar ne bashki dhe nuk është bërë asgjë. Kemi thënë dhe që do të kontribuojmë me para dhe vete. Por pushteti lokal kujtohet për këtë zone vetëm kur ka nevoje për vota. Pas zgjedhjeve të majit të 2011-ës, asnjë pushtetar nuk ka kaluar ne ketë lagje”, shprehen banorët. 
Të rritur e fëmijë e ndeshin këtë situatë çdo ditë, kur dalin nga shtëpitë, shkollat apo kopshtet. Lagjja “Sheq i madh” ndodhet në veri-lindje të qytetit. Pas viteve‘90 në të u ndërtuan qindra shtëpi. Por ky zhvillim nuk u shoqërua asnjëherë me ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme rrugore apo me rrjetin e kanalizimeve.
Në buxhetin e miratuar të Bashkisë Fier nuk janë parashikuar fonde për rregullimin e kanalizimeve të kësaj zone, dhe as të lumit Gjanica. Në shifra buxheti për këtë vit është në  total 686673 mijë lekë (të reja) ose 7 milion dollarë, ku të ardhura lokale janë 510000  mijë lekë, ndërsa granti pakushtëzuar është 176 673 mijë lekë (të reja). Ndërsa buxheti për vitin 2012 ishte mijë lekë (të reja), ku të ardhura lokale  462301 mijë lekë (të reja) dhe granti i  pakushtëzuar 168169 mijë lekë (të reja).   Ndërkohë buxheti bashkisë Fier i ndarë në zëra është 42.7 për qind për paga, më saktë për 600 militantët e PS, ndërsa për shpenzimeve operative është 35.4 për qind, të cilat me shumë gjasë do të përdoren nga kryetari Baftjar Zeqo sipas qejfit në fushatën e 23 qershorit. Kësisoj jemi në paradoksin kur kryetari i Bashkisë prej tre mandatesh, Bafjar Zeqo që menaxhon rreth 7 milion dollarë të ardhura çdo vit, ka bërë zero ndryshime cilësore në Fier. Qytetin e Fierit po ta krahasosh me 15 vite më parë është po i njëjti, me pak ndryshime spontane, por pa ndryshuar asgjë në thelb.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›