E Diel, 1 Nëntor 2026

Email kërcënues, gjykata e Fierit anulon të gjitha seancat gjyqësore të ditës së sotme

TIRANË, 9 tetor /ATSH/ Një e-mail kërcënues i mbërritur në të gjitha institucionet e vendit, përfshirë edhe Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka sjellë anulimin e të gjitha seancave gjyqësore të planifikuara për këtë të premte.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë gjykata, e cila përmes një njoftimi zyrtar bën me dije se rasti është aktualisht në proces verifikimi nga strukturat përgjegjëse.

“Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, në kuadër të transparencës dhe me qëllim informimin e palëve të interesuara, njofton se sot, më datë 09.10.2026, seancat gjyqësore të planifikuara për t’u shqyrtuar nuk do të zhvillohen për shkak të një e-maili kërcënues të mbërritur. Aktualisht, jemi në proces verifikimi nga strukturat përgjegjëse”, njoftoi gjykata.

Sipas gjykatës, palët e përfshira në proceset gjyqësore, do të njoftohen procedurialisht nëpërmjet sekretarisë gjyqësore, lidhur me seancat e ardhshme, të cilat do të caktohen në vijim.

/m.q/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›