E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emanuelson në Milan

Nga Express më 22 janar 2011 në ora 18:56

Milan ka arritur marrëveshje me Ajaxin për transferimin e mbrojtësit të majtë Urby Emanuelson, kanë bërë të ditur mediet italiane të shtunën.

Rossonerët ishin në kërkim të një futbollisti për krahun e majtë gjatë këtij afati kalimtar të janarit dhe pas dështimit në angazhimin e Reto Ziegler nga Sampdoria dhe Domenico Criscitos nga Genoa, gjiganti milanez ka gjetur një alternativë. Emanuelson mund të luajë si mbrojtës dhe mesfushor i majtë, ndërsa kontrata e tij me Ajaxin skadon në fund të këtij sezoni.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›