Laçi i bën gjëmën Bylisit

Bylisi i bëri një nisje të keqe rifillimit të kampionatit, duke humbur 2-1 në shtëpi me Laçin, pavarësisht se afrikani Luis Uashington realizoi (23’) për vendasit në “Adush Muça”. Ky ishte goli i tij i parë në këtë sezon dhe i dyti i huaj që shënon për formacionin e trajnerit Nikola Ilievski, pas portierit Emanuel Egbo (me penallti).
Laçi ia doli të barazojë rezultatin në fundin e pjesës së parë, kur mbrojtësi Elio Shazivari realizoi golin e tij të dytë sezonal.
Golin e fitores për laçjanët e firmosi sulmuesi Vilfor Hysa në minutën e 56-të, duke i dhënë tri pikë shumë të çmuara skuadrës së tij në fitoren e dytë në transfertë të ekipit të Stavri Nicës, e që tashme e sheh veten në vendin e gjashtë, me 24 pikë. Për Hysën ky ishte goli i tij i tretë sezonal.
Bylisi vazhdon të përjetojë krizën e tij - humbja e tij e dytë rresht dhe e dhjeta sezonale – pavarësisht blerjeve të shumta dimërore, por që duhet thënë se “legjioni brazilian” nuk ishte i disponueshëm për ish-trajnerin e Maqedonisë, Ilievski.
Bylisi (15 pikë) renditet në vendin e parafundit, me po aq pikë sa Besa e vendit të dhjetë.
KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 17
Të premten, 21.01.2011
Kastrioti-Flamurtari 1-2
Të shtunën, 22.01.2011
Bylis-Laçi 1-2
Vllaznia-Besa 2-1
Të dielën, 23.01.2011
Elbasani-Dinamo 13:00
Shkumbini-Teuta 13:00
Të hënën, 24.01.2011
Tirana-Skënderbeu 17:00
RENDITJA
1 Flamurtari 17 +14 37
2 Skënderbeu 16 +9 31
3 Vllaznia 17 +3 31
4 Tirana 16 +9 26
5 Dinamo 16 +4 25
6 Laçi 17 +0 24
7 Teuta 16 +2 21
8 Shkumbini 16 -3 20
9 Kastrioti 17 -6 20
10 Besa 17 -10 15
11 Bylis 17 -11 15
12 Elbasani 16 -11 9
- Elbasani është penalizuar me –3 pikë nga FIFA për shkak të mospagimit të lojtarit Darko Periç
GOLASHËNUESIT
12 gola: Pejiç (Tirana)
11 gola: D. Xhafaj (Flamurtari)
8 gola: Balaj (Dinamo); Bërkiç –1p (Skënderbeu)
7 gola: Çota (Teuta); Vila – 1p (Dinamo)
6 gola: Sinani (Vllaznia); Kuli –1p (Shkumbini), Dalipi -1p (Elbasani); Cikalleshi –1p (Besa)
5 gola: Martinena (Dinamo); Dimo (Bylis); Babiç (Kastrioti); Sadiku (Elbasani), Soza (Skënderbeu); Mile – 1p(Laçi);
4 gola: Selimi –2p (Laçi); Soza, Joliç (Skënderbeu); Mihani –1p (Besa); F.Xhafa (Bylis), Ahmataj (Flamurtari); Alikaj (Kastrioti);
3 gola: Grizha, Gërboviç (Shkumbini); A.Lila –1p, Plaku (Tirana); Shkëmbi –1p (Skënderbeu), Nora (Shkumbini); Hysa, (Laçi)
2 gola: Biskup (Skënderbeu); Veliaj, Progni, Sakaj –2p, Bajevski, Lena (Flamurtari); A.Lila –1p, Plaku (Tirana); Jovanoviç 1p, Vajushi, Nallbani, Shtubina (Vllanzia); Guy, Popoviç (Bylis); Alikaj, Alvizh (Kastrioti); Frashëri (Teuta), Zhazivari, Marashi (Laçi), Sefa (1 Dinamo, 1 Besa),
1 gol: Ristevski, Gava, Lloga, Radoviç (Elbasani); Malindi, Muka, Osmani, Zizoviç, Tusha, Morina, S.Lilaj (Tirana); Rajoviç, Gocaj (Vllaznia); Gega, Egbo –1p, Bega, Kepi, Kule, Uashington (Bylis); Dervishi, Shenaj, Mujdragiç (Shkumbini), Djarmati, Jushi, Tepshi, Muçollari, Shameti, Turdiu –1p, Leci, E.Xhafa (Kastrioti); Roshi, Shehaj, Liçaj, Devolli (Flamurtari); Vishaj (Skënderbeu); Çavriç, Vuçaj, Kaja, Buljan (Laçi); A.Hoxha, Sheta, Dosti (Teuta), Malarkane, Allmuça, Sefa, Muzaka (Dinamo), Velija, Dos Santos (Besa)
Autogola: Ramazani (Elbasani, në favor të Bylisit); Ristovski (Skënderbeu, në favor të Elbasanit); Sakaj (Flamurtari, në favor të Elbasanit); Jakupi (Besa, në favor të Skënderbeut), Lako (Skënderbeu, në favor të Teutës); Fagu (Skënderbeu, në favor të Vllaznisë), Djarmati (Besa, në favor të Vllaznisë).
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Shtune, 22 Janar 2011