Milan-i ne Amsterdam per Emanuelson-in

Drejtori i përgjithshëm i Milan-it, Ariedo Braida, ndodhet aktualisht në Amsterdam ku po përpiqet të mbyllë kalimin e Emanuelson-it në “San Siro”, raporton sot “La Gazzetta dello Sport”.
Kontrata e 24-vjeçarit të kombëtares holandeze me Ajax-in është në skadim dhe ai është shndërruar në objektivin kryesor të kuqezinjve, pas dështimit të operacionit për blerjen e Criscito ose Ziegler-it.
Besohet se nuk do të ketë shumë vështirësi për kuqezinjtë që të mbyllin këtë tratativë dhe Emanuelson-i mund të shndërrohet që ditën e sotme në një futbollist të Milan-it.