Tirane, koncerti madheshtor parapriu 2009

Ne kete koncert kane performuar me hitet e tyre me te njohura dhe kenge te reja, kengetaret me te mire te muzikes se lehte dhe asaj popullore nga Shqiperia dhe Kosova.
Koncerti ka nisur nen ritmet e muzikes se luajtur nga di xhej Igli. Kengetarja nga Kosova, Dorina Xerxa, e cila ka hapur koncertin ne menyre simbolike ka kenduar kengen e saj ‘E lire”, nje pershendetje kushtuar Kosoves, e cila ne 2008 ka perjetuar nje prej ngjarjeve me te rendesishme historike, pavaresine e saj.
Emra te njohur si Mariza Ikonomi, Anjeza Shahini, Ingrid Gjoni, Kastro Zizo, Valbona Mema, Marjola e Artan Kola kane kenduar disa prej kengeve me te njohura te tyre por dhe hite te reja.
Gjate ketij koncerti kengetaret kane percjelle dhe urimet e tyre per vitin 2009. Koncerti eshte transmetuar live ne kanalin “Music Al” ne platformen DigitAlb.
Shqiptaret qe jetojne ne Amerike kane mundur te ndjekin koncertin ne kete kanal, i cili transmeton muzike shqip dhe eshte pjese e paketes se kanaleve te platformes “Home 2 US”. Koncerti eshte realizuar nen mbeshtetjen e Bashkise se Tiranes.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code