Emergjenca e borxheve per familjet

Recesioni do të jetë i gjatë dhe i ashpër si rezultat i borxhit të lartë të familjeve në pesë vitet e fundit. Alarmi vjen nga FMN sipas të cilit rrudhja e ekonomisë do të jetë e ashpër dhe për një periudhë të gjatë kohe nëse do të ketë një rritje të mëtejshme të nivelit të borxhit privat, kryesisht në ekonomitë e zhvilluara dhe ato emergjente.
Në raportin e “World Economik Outlook” të FMN thuhet se në pesë vjecarin përpara 2007 dhe 2008, borxhi privat është akumuluar me efekte që në mungesë të ndërhyrjeve mund të ta shtyjnë këtë borxh deri në vitin 2012-2013. në ekonomitë e avancuara thekson Fondi, raporti i borxhit mbi të ardhurat e familjeve është rritur me një mesatare nga 39% në 138%. Për organizatën ndërkombëtare janë shumë të rëndësishme politikat e përshtatshme makroekonomike për të ndalur rënien e fortë të ekonomive.
Një nga faktorët më të ndjeshëm për ekonominë është sektori imobiliar, ku më rënien e cmimit të shtëpive nisi edhe kriza financiare globale. Shumë familje janë përballur me një reduktim të pasurive përballë borxhit, me të ardhura më të ulëta dhe një papunësi më të lartë, të gjitha këto cojnë në vështiorësi të mëdha për të përballuar kreditë e shtëpive.
Sipas FMN përpara fundit të 2011-ës, cmimet e shtëpive ranë ndjeshmë me 41% në Irlandë, me 23% në Spanjë apo si në SHBA dhe me 21% në Danimarkë. Për fondit politikat monetare janë të nevojshme për të reduktuar menjëherë koston e kredive imobiliare dhe për të shmangur falimentimin e familjeve. Sipas FMN mbajtja e normës së monedhave afër zeros mund të pengojë normat reale të interesit të rregjistrojnë rregullime të mjaftueshme.
Programet inkurajuese dhe organike të ristrukturimit të borxhit mund të sjellin përfitime domethënëse. FMN parashikon gjithashtu një rritje të rreziqeve për ekonominë globale duke shtuar se diferencat në aftësitë paguese të borxheve sovrane në vendet e OECD është më e dukshme se më parë.