E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papunesi ne rritje per Eurozonen

Papunësia në vendet e monedhës euro arrin rekordin në muajin shkurt duke u shtuar për të tetin muaj në radhë duke arritur në 10,8%. Ky është një tjetër rekord që nga fillimi i krizës. Të dhënat janë bërë publike nga Organizata për bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik mbi tregun e punës.
Në vendet e Eurozonës norma e papunësisë është rritur për Austrinë në 4,2%, në 5,2% për Luksemburgun, në 9,3% për Italinë, në 15% për Portugalinë dhe norma më e lartë regjiostrohet në Spanjë me 23,6%. Ndërkohë që në vendet e tjera të bashkimit monetar papunësia ka mbetur e pandryshuar për shkurtin.
Ndërkohë për të gjitha vendet e OECD-së papunësia ka qëndruar e pandryshuar në normën e 8,2% që është e njëtë me muajin dhjetor të 2011-ës dhe në janar të këtij viti. Gjithsesi në total brenda organizatës rregjistrohen gjithsej 45 milionë persona të papunë, që do të thotë me 400 mijë më shumë se shkurti i vitit të kaluar dhe 14,3 milionë më shumë se shkurti i vitit 2008.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›