KE ne pritje te detajeve te reformave spanjolle

“Nuk mund të themi se masat e marra nga qeveria spanjolle janë të mjaftueshme derisa nuk kemi të gjitha detajet që i nevojiten buxhetit dhe reformave. I gjithë programi duhet të mbërrijë në Bruksel brenda fundit të këtij muaji. Të gjithë elementet e buxheit janë të lidhur me njëri –tjetrin dhe për këtë nevojiten kryesisht detajet e të gjitha qeverive rajonale”, u shpreh zëdhënësi i KE, Oliver Bailly.
Në fakt shkaqet më të mëdha të deficit të lart spanjoll vijnë nga pushtetet lokale. Qeveria e Rajoy afirmon se këto probleme të ekonomisë janë të bartura nga qeveria e mëparshme e Zapateros, ndërkohë që ka rinegociuar me Brukselin për ta cuar deficitin në 5,3% në 2012-ën dhe 3% në 2013-ën.
Ndërkohë kostot e kredive spanjolle kanë vijuar rritje rekord duke shtuar tensionet në tregjet financiare. Ministri i Ekonomisë së Spanjës, Luis de Guindos, ka mbështetur shkurtimet e bëra nga qeveria me 10 miliardë euro për shëndetësinë dhe arsimin duke shtuar se këto masa nuk ishin një përgjigje e tregut por një politikë për të garantuar qëndrueshmërinë e shëndetit publik në një periudhë afatmesme dhe afatgjatë.
“Jemi të ndërgjegjshëm që reformat në shëndetësi dhe arsim janë të pashmangshme. Por nuk janë të pashmangshme për të shpëtuar 10 miliardë euro në mbështetje të shëndetit publik dhe cilësisë së arsimit në një periudhë të gjatë. Bëhet fjalë për reforma strukturore që shkojnë përtej bilancit të 2012-ës, efektet e tyre do të ndihen në 5 apo 10 vjecarin e ardhshëm”, deklaroi, ministri i Ekonomisë së Spanjës, Luis de Guindos.
Ministri i Eekonomisë spanjolle është shprehur se qeveria i bën gjërat sepse është e bindur, jo sepse ia imponon Europa. Objektivat tona të politikës ekonomike korrespondojnë me Europën por më shumë janë bindja jonë për të bërë atë cka është më e mirë për Spanjën ka thënë Luis de Guindos.