Emergjenca nga dëbora,Totozani vlerëson pilotët

Avokati i Popullit Igli Totozani vlerësoi punën e pilotëve të helikopterët së Farkës për përfundimin me sukses të operacionit të emergjencave në zonat e izoluara nga dëbora. Gjatë një takimi me ekipin e pilotëve, Totazani u dorëzoi atyre medaljen me Simbolin e Avokatit të Popullit
"Ju keni realizuar operacione që kanë shpëtuar jetë njerëzish duke rrezikuar edhe jetën tuaj. Asgjë nuk do jetë e mjaftueshme nga ana ime për të shprehur vlerësimin që meritoni. Ju rrezikoni dhe bëni të mira duke heshtur. Për këtë ne ju akordojmë ju medaljen me simbolin e Avokatit të popullit dhe këtë ja dorëzoj Komandantit të Forcave të armatosura Farkë , Frederik Beltoja." tha Totozani
" Në emër të uniformave të bazës ajrore ju falenderoj për vlerësimin e punës. Baza ajrore në kohën e emergjencës ka kryer 150 misione në më shumë se 200 orë fluturim. Në kushte mjaft të vështira moti dhe terreni. E gjitha kjo është rezultat I stërvitjes së gjatë të forcave ajrore." tha Beltoja
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura , Gjeneral Major Xhemal Gjunkshi shpreh falenderimet për forcat ajrore të cilat kanë operuar në një terren të veshtirë.
"Faleminderit për punën e shkëlqyer. Ju shkëlqyet në këto operacione që në ato kushte të vështira t`ja dilni me sukses. Jam ndjerë krenar teksa ju shikoja që shpëtonit jetë njerëzish. Do të vazhdojmë të punojmë më tej, gjithmonë në shërbim të popullit!" ka theksuar Gjunkshi