E Diel, 1 Nëntor 2026

Laç, një person plagoset me armë zjarri, në kërkim autorët

Një person është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në Lac, në kryqëzimin e Patokut, ku persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri shtetasin Ndue Gjoka, 40 vjeç, nga fshati Fushë Kuqe. Gjoka është dërguar menjëherë në spitalin e qytetit të Lezhës për marrjen e ndihmës mjekësore. Ndërkohë policia e gjendur në vendngjarje po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›