E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama Qeveria po i ben konkurrence krimit

Nje dite pas tryezes per sigurine e rendit publik lideri i opozites Edi Rama ia ka kushtuar serish kriminalitetit editorialin e tij.  Ai shkruan se tre vitet e fundit kriminaliteti ne shifra eshte rritur dyfish vrasjet jane shtuar nga 94 ne 137 e te njejten kurbe rritese kane pesuar krimet kunder prones vjedhjet me dhune apo ato te banesave.  Jane shifra te frikshme edhe me e frikshme eshte tendenca ne ngjitje e tyre. Ngjitje e vazhdueshme qe perkon me renien e shtetit. Keto shifra jane nxjerre nga brenda Ministrise se Brendshme aty ku eshte gatuar edhe fshehja e turpshme e tyre. Por renien e shtetit e tregojne pa koment lajmet e perditshme qe deshmojne kthimin prepotent te krimit ne nje makth shoqeror e individual per qytetaret e Shqiperise-shkruan Rama ne editorialin e javes. Sipas liderit te opozites shteti e ka humbur betejen me krimin pasi pushteti ka rrenuar moralisht dhe profesionalisht policine. Ne nje vend me 1 milion te papune ku Policia e Shtetit trajtohet si zyre per te punesuar sherbetoret e partive te qeverise kusherinjte apo miqte krahinore dhe ende me keq njerezit me precedente penale per fushata elektorale ska se si krimi te mos e fundose shtetin nen peshen e vet-shkruan Rama. Ai nuk le pa koment edhe reagimin e Ministrise se Brendshme duke thene se opozita ka zbuluar metoden e manipulimit me shifrat e rreme per te genjyer publikun. Ne reagimin e vet patetik Ministria e Brendshme fliste per suksese imagjinare e per mosmirenjohje nga ana e opozites ndaj policise. Nje reagim absurd dobesi e dukshme e arrogances se nje pushteti qe ka humbur cdo arsye e qellim tjeter vec te ndenjurit aty ku eshte-shkruan me tej Rama. Lideri i opozites permes shkrimit ne faqen e tij ne internet akuzon qeverine si frymezuesen dhe konkurrenten e krimit permes goditjes sipas tij te Kushtetutes e ligjit permes plumbave te derdhur ndaj protestuesve opozitare apo kercenimeve publike ndaj Prokurores se Pergjithshme.  Sjellja e saj antiligj dhe antishtet e ben natyrshem krimin me te guximshem e me te suksesshem ne aksionin e tij barbar dhe ne dyert e drejtesise po ashtu. Kriminelet dhe bandat kriminale e kane rritur forcen goditese te tyre sepse veprojne ne nje terren ku muret mbrojtese te ligjit e te shtetit jane demtuar rende nga braktisja e detyrimeve kushtetuese e ligjore prej qeverise-shkruan Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›