Emergjencat nga dëbora, Gjermania dhuron 40.000 euro për Shqipërinë
Tiranë- Gjermania ka akorduar një fond prej 40.ooo eurosh për zonat e izolura nga dëbora në vendin tonë. Lajmi bëhet i ditur përmes një deklarate për shtyp të ambasadës gjermane e cila shton se ndihma do të jepet përmes Kryqit të Kuq Gjerman.
“Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë vë në dispozicion shumën prej 40.000 euro si ndihmë
humanitare për viktimat e katastrofës së reshjeve të dëborës. Kjo ndihmë emergjence do të përcillet
përmes Kryqit të Kuq Gjerman në bashkëpunim me partnerë shqiptarë në formën e artikujve bazë të
ushqimit dhe higjenës”- thuhet në deklaratën për shtyp të ambasadës gjermane në Tiranë.
Situatës që po kalon vendi si pasojë e izolimit nga dëbora dhe emergjencave të krijuara prej saj i janë bashkuar në shenjë solidariteti edhe vende të tjera, si Franca e cila pak ditë më parë shpërndau ndihma në qarkun e Elbasanit. Ndërkaq që pavarësisht përmisimit të motit komuna dhe fshatra të thellë vazhdojnë të jenë të bllokuar nga dëbora.
Shkrime të tjera me interes:
- Dëbora, Franca dhuron 10.000 euro për qarkun e Elbasanit Tiranë- Në shenjë solidariteti për banorët e prekur nga moti...
- Emergjencat nga dëbora, Berisha mbledh Komitetin: Primare, shpëtimi i njerëzve Tiranë- Në këtë situatë emergjence primare duhet të jetë shpëtimi...
- Emergjencat në vend, anullohen aktivitetet për Shën Valentinin Tiranë- Për shkak të situatës emergjente që po kalon vendi...