E Diel, 1 Nëntor 2026

Trupi i Voglit mbërrin në Tiranë, homazhe në orën 11:00

Tiranë- Trupi i pajetë i Kapiten Feti Voglit ka mbërritur në aeroportin e Rinasit në orët e para të ditës së sotme.

Rreth orës 03:00 të së premtës i mbuluar me flamurin Kuq e Zi trupi i Voglit u prit në aeroport nga të afërm dhe zyrtarë të lartë të Forcave të Armatosura.

Tashmë trupi i komando Feti Voglit është në banesën e familjarëve të tij në fshatin Baldushk të Tiranës.

Ndërkohë që ceremonia e varrimit do të kryhet me protokoll shtetëror. Vogli humbi jetën 4 ditë më parë në krye të detyrës në Kandahar të Afganistanit.

Biografia e Kapiten Feti Voglit

Kapiten Feti Vogli, lindur më 23.05.1981, në fshatin Baldushk të rrethit të Tiranës, është i martuar dhe nga martesa e tij me zonjën Alva, ka një vajzë 2 vjeçe me emrin Egi. Pas mbarimit të Akademisë Ushtarake, në specialitetin Artileri Toksore u bë pjesë e Forcave të Armatosura, me detyrë komandant Toge në Brigadën e Stërvitjes të Bazës Bunavi.

Pas kryerjes me sukses të kursit Bazë të Forcave Speciale më datë 16.07.2005 është bërë pjesë e Batalionit të Forcave Speciale me detyrë Komandant Grupi. Nga data 1.06.2010 kryente detyrën e komandantit të Grupit të Parë Special në kompaninë e Aksioneve Speciale Ujore. Kapiten Feti Vogli ishte një ushtarak kariere i shkëlqyer dhe si rezultat i arritjeve në detyrë është dekoruar disa herë me medalje ndryshme si:

Medalja e Karierës në vitin 2007 nga komandanti i Forcës së Bashkuar.

Medalja për Shërbime Ndërkombëtare nga ministri i Mbrojtjes në vitin 2007.

Medalje për shërbime të Shquara nga ministri i Mbrojtjes në vitin 2010.

Nga data 16.012012 është dërguar me mison luftarak EAGLE 4 në përbërje të Batalionit të Forcave Speciale në Kandahar të Afganistanit.

Programi i ceremonisë së varrimit

P R O G R A M

I CEREMONISË MORTORE TË DËSHMORIT TË ATDHEUT,

KAPITEN FETI VOGLI,

RËNË MË 20. 02. 2012 NË KRYE TË DETYRËS NË MISION KANDAHAR TË AFGANISTANIT

E Premte, 24 shkurt 2012

Ora 03:15 -  Pritet mbërritja e avionit që mbart trupin e të ndjerit

Ora 03:20  – Trumpetat njoftojnë për daljen e arkivolit nga avioni

Ora 03:20 03:25  – Përgatitja për fillimin e lëvizjes për tek automjetet

Ora 03:25 03:30 – Ecja me arkivolin mbi supet e ushtarakëve për 200 m deri tek makina e funeralit
Vendosja e arkivolit në makinën e funeralit. Pjesëmarrësit zenë vendet e tyre nëpër makina

Ora 06:45 10:00 – Ceremonia mortore familjare

Ora 10:00 10:45 – Lëvizja e arkivolit me trupin e të ndjerit për në Pallatin e Kongreseve

Ora 10:45 11:00 – Vendosja e arkivolit ne vendin ku do të zhvillohen homazhet në Hollin e Pallatit të Kongreseve

Ora 11:00 12:15 – Zhvillimi i homazheve

Ora 12:15 12:20  – Zhvillimi i homazheve nga Ministri i Mbrojtjes dhe Shefi i Shtabit

Ora 12:25 12:30  – Zhvillimi i homazheve nga Kryeministri

Ora 12:30 12:35  – Zhvillimi i homazheve nga Kryetarja e Kuvendit

Ora 12:35 12:40 – Zhvillimi i homazheve nga Presidenti

Ora 12:45 13:00  – Zënia e vendeve për fillimin e ceremonisë mortore

Ora 13:00         - Fillimi i ceremonisë zyrtare

Ora 13:00 13:05  – Himni Kombëtar

Ora 13:05 13:10  – Fjala e lamtumirës

Ora 13:10 13:11  – Trompetat njoftojnë për përfundimin e ceremonisë

Ora 13:11 13:25  – Rreshtimi i pjesëmarrësve në ceremoni për lëvizjen drejt Varrezave të Dëshmorëve të Atdheut

Ora 13:25 13:50 – Lëvizje e kortezhit për në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut

Ora 13:50 14:00  – Grumbullimi i pjesëmarrësve në ceremoninë e varrimit dhe vendosja e tyre në vendet e caktuara

Ora 14.00 14.07  – Zhvillimi i Ceremonisë së Apelit të Fundit nga Komandanti i Batalionit të Operacioneve Speciale, Kolonel Dritan DEMIRI

Ora 14.07 14.17 – Lëvizja e arkivolit të mbajtur në krahë nga grupi i ushtarakëve për në vendin e varrimit

Ora 15.00 – Përfundimi i ceremonisë

Ora 15.00 15.30 – Lëvizje për në Qendrën Kulturore të Ushtrisë

Ora 15.30- Dreka e përmortshme

SHEFI I PROTOKOLLIT TË MINISTRISË SË MBROJTJES
Kapiten i Rangut II Artur Sheko

Shkrime të tjera me interes:

  1. Peci dërgohet në Gjermani, trupi i Voglit nesër në atdhe Tiranë- Pas ndërhyrjes kirurgjikale kur dhe u raportua se nëntetar...
  2. Në nderim të Voglit, NATO ul në gjysmë shtizë flamurin shqiptar Bruksel- Në nderim të kapiten feti Voglit i cili u...
  3. Tiranë, gjendet trupi i 12 vjeçarës që ra në lumë Tiranë- Trupi i pajetë i 12 vjeçares, që ra nga...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›