E Shtunë, 31 Tetor 2026

Munter: S’ka çështje Kosove për Obamën

Beograd -Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Beograd Cameron Munter, deklaroi se për presidentin Barack Obama, çështja e statusit të Kosovës është punë e kryer. Munter shtoi se “ka edhe shumë gjëra që duhet t’i bëjmë, që të sigurohemi se Kosova është shtet i suksesshëm, sikur dëshirojmë që edhe Serbia të jetë gjithashtu i suksesshëm”. Në një intervistë për gazetën “Veçernje Novosti” , ambasadori Munter duke iu përgjigjur pyetjes nëse Uashingtoni zyrtar do të emërojë përfaqësuesin e posaçëm për Ballkanin.

“Është ende herët të thuhet. Janë emëruar përfaqësuesit e posaçëm në Lindjen e Mesme dhe në Azinë Jugore. Kjo është një prej mënyrave me të cilat administrata e Obamës dëshiron të tregojë se i kushton vëmendje të posaçme këtyre zonave. Këto janë prioritete të mëdha për ne, dhe, me kalimin e kohës do të shohim nëse Ballkani do të shndërrohet në një prej zonave që do të kërkojë vëmendjen tonë të posaçme”, ka thënë Munter.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›