Deputetët e opozitës më të angazhuar në Kuvend
Prishtinë - Deputetët e opozitës janë angazhuar më shumë nëpër seancat e Parlamentit të Kosovës, ndërsa partitë në pushtet kanë heshtur në ngritjen e problemeve. Një raport rreth punës së deputetëve kosovarë i botuar nga Instituti Demokratik tregon se Parlamenti i Kosovës është treguar jotransparent ndaj opinionit duke fshehur procesverbalet.
"Riza Smaka, Driton Tali dhe Gjylnaze Syla vazhdojnë të tregojnë rezultate të kënaqshme në të gjitha kategoritë e vlerësimit. Ky fletënotim tregon edhe për një kategori të deputetëve të cilët nuk kanë shënuar rezultate edhe në këtë gjashtëmujor kështu që KDI ka evidentuar se në mesin e këtyre deputetëve shumë deputetë që mbajnë dy poste: në legjislativ dhe në ekzekutiv", u shpreh Fitore Zeneli, koordinatore në IDK.
Në kategorinë e deputetëve pasivë janë radhitur vetë kryeministri Hashim Thaçi, zëvendëskryeministri Ramë Manaj, ministrat Skënder Hyseni, Enver Hoxhaj e Fatmir Limaj si dhe disa deputetë nga blloku qeveritar. Driton Selmanaj shpjegon arsyet pse deputetët opozitarë janë treguar më aktivë në seancat e Kuvendit.
"Format më të rëndësishme për ta kontrolluar qeverinë janë interpelancat dhe pyetjet parlamentare dhe ata e shfrytëzojnë këtë të drejtë. Partitë në pushtet nuk bëjnë shumë pyetje për koalicionin qeverisës", tha driton Selmanaj, analist në KDI. Hajredin Kuçi, Adem Salihaj, Driton Tali e Riza Smaka janë ndër 11 deputetët të cilët nuk kanë munguar në asnjë seancë të Parlamentit, ndërsa deputeti Sabit Rrahmani nuk ka qenë i pranishëm në asnjë seancë parlamentare. Këtij të fundit, në një seancë të fund të vitit 2008 i është marrë mandati i deputetit për shkak të hetimeve për disa vepra penale.