Emërimet, Presidenca: Kuvendi jo ndërhyrje në kompetencat e Presidentit
TIRANE-Në një deklaratë shtypi, Presidenca ka sqaruar sot kompetencat e Presidentit për emërimet në institucione bazuar sipas Kushtetutës së vendit.
Këshilltarët ligjorë të Presidentit të Republikës i janë përgjigjur sot deputetëve demokratë, anëtarë të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut duke sqaruar se cdo emërim i kreut të shtetit ka qënë në përputhje me Kushtetutën e vendit.
“Presidenti i Republikës gjatë gjithë vepritmarisë së tij ka qenë konsekuent në zbatim të kompetencave të tij e në përputhje me dispozitat kushtetuese dhe në asnjë rast, Presidenti i Republikës nuk është gjendur nga Gjykata Kushtetuese në kundërshtim me këto dispozita.
Presidenca vlerëson se Kushtetuta dhe jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese janë mjaft të qarta në përcaktimin e kompetencave të Presidentit të Republikës dhe të Kuvendit të Shqipërisë për ushtrimin e detyrimeve të tyre.
“Vendimi i Gjykatës Kushteutese nr. 2 datë 19.01.2005 në tërësinë e tij i është përgjigjur kërkesës së paraqitur para saj se cila është përgjegjësia, roli dhe pozicioni i Presidentit të Republikës dhe i Kuvendit të Shqipërisë në rastet e emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Ky vendim ka përcaktuar në pjesën arsyetuese të tij se të dy institucionet, si Presidenti i Republikës ashtu edhe Kuvendi i Shqipërisë kanë përgjegjësi dhe rol të barabartë në rastet e emërimeve të tilla”.
Më tej Presidenca sqaron se institucionet, në këtë rast si Presidenti dhe Kuvendi, duhet të bashkëpunojnë, por jo të ndërhyjnë paraprakisht tek njëri-tjetri.
“ Asnjë nga institucionet nuk mund të ketë epërsi në vendimmarrjet e veta, pasi të tilla emërime kërkojnë bashkëpunim midis institucioneve. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk bën fjalë për konsultime paraprake midis institucioneve, por për bashkëpunim institucional. Në vlerësimin tonë, ky vendim i Gjykatës Kushteutese ka parasysh faktin se emërime të tilla nuk mund të bëhen vetëm nga njëri institucion dhe asnjëri prej të dy institucioneve nuk ka peshë apo rol më të madh në miratimin e tyre. Por, të dy institucionet, jo vetëm që kanë pozicionin e tyre kushtetues në ushtrimin e kompetencave të tyre, por cdo vendimmarrje e tyre, duhet të jetë e pavarur nga ndërhyrjet paraprake të njëri – tjetrit”.
“ Ne gjykojmë se emërime të tilla nuk mund të kërkojnë konsultime paraprake, jo vetëm sepse vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk e kërkon, diçka të tillë, por edhe sepse parimi i ndarjes dhe balancimit të pushteteve presupozon respektim të kompetencave të secilit institucion dhe jo konsultim paraprak”, theksoi Presidenca duke shtuar se, ky është edhe mendimi i anëtarëve të Komisionit të Venecias në Opinionin e datës 7 dhjetor 2004, duke e cituarë atë si më poshtë.
“Kërkesa për dhënien e pëlqimit nga Kuvendi, nuk do të thotë një ndërhyrje paraprake të Kuvendit në zgjedhjet e Presidentit, por do te thotë se Kuvendi ka kompetencën për dhënien ose jo të pëlqimit. Një debat i hapur i Kuvendit mbi dekretet e Presidentit të Republikës është i rëndësishëm, për t’i dhënë Presidentit informacionin e nevojshëm për arsyet e refuzimit të dhënies së pëlqimit, arsye të cilat do ta lejonin Presidentin, që në të ardhmen të dërgojë në Kuvend kandidatura të pranueshme nga Kuvendi”.
Reagimi i Presidencës vjen në pas deklaratësë së deputetëve demokratë, anëtarë të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, në të cilën i kërkohet Presidentit të Republikës, që çdo propozim që kërkon miratimin e Kuvendit duhet ta bëjë në përputhje me Kushtetutën e vendit dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuesë.
(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Deputetët PD-Topit: Propozime sipas Kushtetutës, që të pranohen